Përderisa flitet shpesh për reformën në arsim, teknologjinë, programet e reja apo inteligjencën artificiale në klasë, shumë më pak flitet për njerëzit që mbajnë çdo ditë sistemin gjallë të cilët janë mësuesit.
Shumë mësues janë të lodhur jo sepse nuk e duan profesionin, jo sepse nuk kujdesen për fëmijët, por sepse prej vitesh po përpiqen të bëjnë gjithçka njëkohësisht.
Mësuesit sot nuk japin vetëm mësim. Ata plotësojnë dokumente pafund, raportime, platforma, teste, aktivitete administrative, komunikime me prindërit dhe detyra burokratike që shpesh u marrin më shumë energji sesa vetë procesi i edukimit.
Kur një mësues është i mbingarkuar, inovacioni ngadalësohet.
Në shkolla po ndodh një krizë e heshtur:
mësues që e duan profesionin, por ndihen të konsumuar;
edukatorë që japin gjithçka emocionalisht;
dhe një sistem që shpesh kërkon rezultate pa krijuar kushtet njerëzore për t’i arritur ato.
“A po kujdesemi mjaftueshëm për njerëzit që edukojnë fëmijët tanë’?
Autorja është ish-drejtoreshë e Arsimit në Gjakovë