Eralda Cuko: Prindër ndërgjegjësoni fëmijēt tuaj për reduktimin e rrjeteve sociale

- Advertisement5 -

Rrjetet sociale pasqyra që mashtron fëmijërinë

- paragrafi 1 -

(Prindër ndërgjegjësoni fëmijēt tuaj për reduktimin e rrjeteve sociale!)

- Advertisement -

Në ekranet e vogla rriten ëndrra të mëdha,

por shpesh pa rrënjë, pa tokë, pa zë fëmije.

Gishtat rrëshqasin më shpejt se mendimi,

- Advertisement -

dhe heshtja zë vendin e lojës, të të qeshurës së pastër.

Rrjetet sociale u flasin fëmijëve me zë të rremë,

u premtojnë famë, por u vjedhin qetësinë.

U mësojnë të duken, para se të jenë,

të krahasohen, para se të njihen.

Mes filtrash humbet fytyra e vërtetë,

mes pëlqimesh matet vlera e shpirtit.

Fëmijëria, që duhej të ishte dritë,

shpesh bëhet hije e një bote virtuale.

Le t’u kthejmë fëmijëve lojën, fjalën, përqafimin,

se asnjë ekran nuk rrit një zemër të shëndoshë.

Teknologjia le të jetë mjet, jo strehë,

dhe fëmijëria të mbetet fëmijëri…