E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Era Syla, studentja nga Kosova që studion në universitetin prestigjioz Massachusetts

- Advertisement1-

Era Syla, është studente e cila studion Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike në universitetin prestigjioz Massachusetts Institute of Technology (MIT) në SHBA, një ndër institucionet më të njohura në botë në këto fusha. Ajo sot është pritur nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Postimi nga Nagavci:

- Advertisement -

Vajza dhe djem si Era Syla janë frymëzim për të gjithë ne!

Me kënaqësi prita Era Sylën, studenten e cila studion Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike në universitetin prestigjioz Massachusetts Institute of Technology (MIT) në SHBA, një ndër institucionet më të njohura në botë në këto fusha. Era, si e vetmja studente nga Kosova në MIT, jo vetëm që ka arritje të jashtëzakonshme akademike, por ka themeluar edhe Shoqatën e Shqiptarëve në MIT.

Kjo iniciativë unike synon promovimin e kulturës shqiptare dhe shpalosjen e potencialit të studentëve tanë kudo në botë.

Era është një nga mijëra studentë e studente që kanë përfituar nga mbështetja e Qeverisë për të vijuar studimet.

Jam e lumtur që gjatë këtij mandati kemi mbështetur të gjithë të rinjtë e të rejat që na bëjnë krenarë, duke dëshmuar se çdo përpjekje dhe sakrificë ia vlen!
Suksese!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...