Era dhe Luri, të dy, maturantë të dalluar të Gjimnazi “Xhevdet Doda”, janë të vetmit nga Prishtina që janë kualifikuar për pjesëmarrje në olimpiadën europiane dhe botërore të fizikës, shkruan Albanian Education.
Njoftimi:
Super krenare me Erën dhe Lurin 💫📚👩🏻🔬🧑🏼🔬
Të dy, maturantë të dalluar të Gjimnazi “Xhevdet Doda”, janë të vetmit nga Prishtina që janë kualifikuar për pjesëmarrje në olimpiadën europiane dhe botërore të fizikës. 👏🏻👏🏻
Derisa Luri mbylli garën me sukses në olimpiadën europiane të fizikës në Hanover të Gjermanisë me 38 shtete tjera pjesëmarrëse, Erës i urojmë fat në olimpiadën botërore të fizikës që fillon nesër në Tokio të Japonisë në mesin e 90 shteteve tjera.
Përveç se mburremi me ju, në rregulloren e re të bursave në Drejtorinë e Arsimit me Besianën po i zgjerojmë mbështetjet financiare për gara dhe studime universitare. 🤗