E diel, 24 Nëntor, 2024

Enxhi, mësuesja e matematikës që u bë baxhiere: Fillova nga zeroja një universitet të dytë

- Advertisement1-

Pasi u përshëndet me kolegët e saj mësues, në shkollën “At Zef Pllumi” në Shëngjin, Enxhi Marku, hoqi dorë nga mësuesia për tu bërë baxhiere.

Pavarësisht se ka mbaruar matematikë- fizikë, ajo zgjodhi të bënte një tjetër punë. Por për të nuk ishte e lehte të hidhte pas investimin disa vjeçar, e të ndryshonte profesion.

- Advertisement -

“Realisht ishte e vështirë të lija arsimin pasi ishte investimi i 20 viteve për të nisur një rrugë të re. Gjithçka nisi në mënyrë spontane, por akoma sa herë kaloj para shkollës me rri mendja tek kolegët, nxënësit, ajo çfarë unë dua në fakt.”

Enxhi thotë se pati një rinisje të vështirë sepse tashmë i duhej të mësonte për gjëra të tjera nga ato që kishte mësuar deri në atë moment.

“Ka qenë një fillim i vështirë se duhet të kuptosh vetë qumështin dhe ndryshimet e vazhdueshme të tij deri sa sot mendoj se i kam mësuar. E fillova nga zero një universitet të dytë jo vetëm për qumështin, por edhe për kafshët. Sfida me e madhe ka qenë kalimi nga një mësuese në një baxhiere ku duhet jo vetëm të mësoja, por edhe të drejtoja.”

Nuk ishte vetëm ndryshim profesioni, por më shumë se aq. Enxhi Marku u kthye në fshat për të qenë pranë biznesit. Pavarësisht se e quan të konsiderueshme pagën e mësuesit, ajo thotë se kishte nevojë për më shumë.

“Kthimi në fshat nuk ka pasur asnjë ndikim, pasi unë ndjehem mirë këtu. Pagat e mësuesit janë të konsiderueshme e sidomos për femrat, por njeriu mendon gjithmonë të arrijë diçka më shumë.”

E kishte menduar ndryshe kur ishte ende studente.

- Advertisement -rrrrrrr

“Unë si çdo i ri e kisha menduar ndryshe, nga idea për të qenë në një klasë e të rrija në qytet, bëra të kundërtën duke u kthyer në fshat dhe duke u bërë njëe baxhiere. Fillimi ishte vëzhgim, por kërkesa për të arritur nivelin e duhur dhe studimi i vazhdueshëm me bëri të vija deri këtu. Doja gjithmonë të mësoja dhe e bëj edhe sot.”

Nuk ndjehet aspak inferiore, madje i fton edhe vajzat e tjera të bëjnë atë që ndiejnë pasi për Enxhin një karrige mundet të mos të të japë kënaqësinë, që ka nevoje secili në përditshmërinë e tij.

“Puna e ndershme të bën gjithmonë të ndjehesh mirë pavarësisht se çfarë bën. Unë nuk e kam ndjerë vetën inferiore askund ku jam prezantuar, pasi jam ndjerë mirë me këtë që bëj. Do të doja të ftoja çdo të re që të bëjë atë që ndjehen mirë. Jo gjithmonë një karrige ta jep diçka të tillë. Edhe në baxho ndodh diçka e tillë.”

Megjithëse ka vendosur të bëjë një profesion tjetër, Enxhi, vazhdon ta dojë arsimin dhe ndonjë ditë mund të rikthehet. /abcnews.al/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...