E premte, 26 Korrik, 2024

Ensar Baca, 9-vjeçari nga Ferizaji: Muzika, modelizimi dhe karateja të pandashme për mua

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku 

Merret me muzikë, modelizëm e karate. Ka fituar disa çmime dhe kur të rritet beson se do t’ia dale me sukses t’i ushtrojë këto profesione.

- Advertisement -

Fjala është për 9-vjeçarin nga Ferizaji, Ensar Baca, i cili në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për karrierën e deritanishme, çmimet që ka fituar si dhe për të synimet që për të ardhmen.

 

Kids of Kosova” Një prezantim, nga jeni, sa vjeçar jeni, ku vijoni mësimet?

Ensar Baca: Jam 9 vjeçar nga qyteti i Ferizajit. Vijoj mësimet në Shkollën Fillore “Gjon Serreqi”.

Kids of Kosova: Në cilin moshë keni filluar të merreni me muzikë?

Ensar Baca: Me muzikë kam filluar të mirrem kur unë isha 8 vjet, edhe pse muzika më ka pëlqyer gjithmonë, por para një viti bëra këngën time të parë, kushtuar babit tim. Kënga është pëlqyer dhe vlerësuar shumë.

- Advertisement -rrrrrrr

Kam fituar vendin e tretë në Festivalin Diamond Fest 7. Kam fituar dhe Çmimin e Festivalit Drenasi Fest 2020. Së shpejti do publikohet edhe kënga ime e dytë me titull “Don’t stop”, e cila po punohet nga studio ArtiRec. Me këtë këngë do të marrë pjesë në Festivalin Vihuela në Prishtinë.

Kids of Kosova: Ju merreni edhe me karate, na flisni më shumë për kete. Kur filluat dhe a mendoni ta vazhdoni?

Ensar Baca: Po me karate kam filluar të mirrem kur unë isha 7 vjet, dhe më pëlqen shumë sporti i karates. Unë ushtroj në klubin e karates “Fituesi” Ferizaj. Kam shumë çmime të fituara në Kosovë dhe në Maqedonin e Veriut. Asnjëher nuk mendoj ta lë karaten sepse e dua me zemër.

Kids of Kosova: Poashtu merreni edhe me modë. A e shihni vetën, këngëtar, model apo karateist ne të ardhmen?

Ensar Baca: Po merrem edhe me modelizëm dhe bëjë reklam për Herta Center dhe firma të tjera.

Kam bërë rekmal për firmën “MyCricly në Zvicër”, videoklipin e këngëtarit Lilo e shumë projekte tjera.

Jam zgjedhur “Princ of Mofashion 2018” në Tiranë dhe shumë çmime të tjera në Kosovë dhe Shqipëri.

Modelizmi, karate dhe muzika për mua janë të pandashme për deri sa ti dua me zemër sukseset asnjëher nuk do të mungojnë.

Nuk besoj që do ndahem nga ndonjëra nga këto.

Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaj?

Ensar Baca: T’i respektojnë dhe t’i duan prindërit. Të mësojnë dhe të mirren me sa më shumë aktivitete me sport, muzik apo çfar të duan ata. Asnjëherë mos të dorëzohen, por të luftojnë për ëndërrat e tyre sepse vetëm me punë arrihet gjithçka. (KidsofKosova).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një...