E diel, 19 Janar, 2025

Enkel Demi zgjidhet shkrimtari më i mirë i vitit 2024

- Advertisement1-

Enkel Demi ka fituar çmimin e shkrimtarit më të mirë shqiptar për vitin 2024 me romanin “I rënë nga qielli”.

Shkrimtari dhe gazetari i njohur është shpërblyer në këtë mënyrë për punën e tij të paepur, duke servirur për lexuesit një roman me vlera të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Çmimi është dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë pikërisht sot, kur dhe Panairi i Librit vijon të jetë i hapur në ditën e katërt. Për këtë vlerësim special, ka reaguar vetë Demi që në krijimtarinë e tij ka vendosur të personifikohet me emrin “Tom Kuka”. “Faleminderit”, shkruan ai duke treguar edhe mirënjohjen për këtë çmim të veçantë.

Ndërkaq në vlerësimin e Shoqatës së Botuesve thuhej: “Tom Kuka fiton çmimin e shkrimtarit shqiptar më të mirë për vitin 2024 me romanin “I rënë nga qielli”.

“Për trajtimin me mjeshtëri stilistikore dhe burimore të një teme të mprehtë për tranzicionin shqiptar, por po aq edhe në rrafsh të përbotshëm, siç është

ajo e përpjekjes njerëzore pěr të bërë një jetë të kuptimshme në kushtet e absurdit kolektiv.”

Shumë urime!”

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...