Enid Sejdijaj, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, ka pasion të veçantë për çiftelin
Ai për Televizionin Tëvë1 ka treguar dashurinë dhe pasionin e tij për instrumentin e çiftelisë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Pasioni i Enidit për çiftelinë.
Enid Sejdijaj, nxënësi ynë nga klasa e gjashtë, në një intervistë të realizuar për televizionin
Tëvë1 ka treguar dashurinë dhe pasionin e tij për instrumentin e çiftelisë.
Të mësuarit në mënyrë autodidakte i një instrumenti të vjetër muzikor është një gjë e rrallë në kohën tonë të dominuar nga teknologjia. Melodia e këndshme e çiftelisë e ka bërë edhe më kureshtar Enidin që të interpretojë këngët dhe vallet tona popullore.
Nxënësit si Enidi janë vlerë e çmuar për shkollën dhe shoqërinë.