E shtunë, 15 Shkurt, 2025

“Ëndrrat e tyre mbetën në gjysmë”, përlot shoku në ceremoninë e varrimit të tre të miturve në Jabllanicë

- Advertisement1-

Në ceremoninë e varrimit të tre të miturve Ideal Rama (14 vjeç), Veton Morina (15 vjeç), dhe Ramë Mehmetaj (15 vjeç), të cilët humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës, morën pjesë shumë njerëz, figura politike, por edhe shokë dhe shoqe të klasës së të miturve.

Njëri nga shokët e tyre, i përlotur, ka shprehur dhimbjen për humbjen e tre bashkëmoshatarëve, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Me zemrat e pikëlluara dhe dhimbje të thellë, shokët dhe shoqet e klasës së Idealit dhe Ramës ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për dhimbjen tragjike”.

Të trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të shokëve tanë në lulen e rinisë, kishim nevojë për buzëqeshjen e tyre në shkollë, për lojën dhe ngrohtësinë që dinin të na ofronin”.

Lajmi na ka tronditur pa masë, duke na lënë një boshllëk të madh në klasën tonë dhe në jetët tona”.

Ëndërrat e Idealit, Ramës, dhe Vetonit, duhej të vazhdonin të jetonin dhe shtegtonin me buzëqeshjen e tyre të ngrohtë drejt mësimeve të reja, njohurive të reja, së bashku me shoqërinë, por ja që ëndërrat e tyre u ndalen në gjysmë, dhe nuk do jenë në mesin tonë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Vdes në një aksident trafiku studentja nga Shqipëria

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi...

“Përse më bullizojnë?”, merren në pyetje nxënës, mësimdhënës për nxënësen 17-vjeçare që i dha fund jetës

Gjirokastra është tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi pesë ditë më parë, ku një...

Mësuesja Sanie Canolli, shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe profesionalizmit

Sanie Canolli, e lindur më 3 qershor 1985, është një mësimdhënëse e përkushtuar e...

Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?

Ndonëse ka nisur implementimin në pesë shkolla të kryeqytetit, që mësimi gjithëditor të nisë...