Endi Ymeri dhe Olsa Heta renditen në mesin e 10 më të mirëve në garën kombëtare të Ekonomiksi

- Advertisement5 -

Gjimnazi i Specializuar Matematikor ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën akademike, pasi nxënësit Endi Ymeri dhe Olsa Heta janë renditur në mesin e 10 më të mirëve në garën kombëtare të Ekonomiksit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Falë këtij rezultati të shkëlqyer, ata kanë siguruar kualifikimin për raundin e ardhshëm të Olimpiadës së Ekonomiksit, duke dëshmuar nivel të lartë përgatitjeje dhe aftësi konkurruese në një fushë me rëndësi të veçantë.

- Advertisement - M1

Ky sukses vjen si rezultat i punës së vazhdueshme, përkushtimit dhe seriozitetit që karakterizon nxënësit e kësaj shkolle, e njohur për standardet e larta akademike dhe arritjet e vazhdueshme.

Kontribut të çmuar në këtë arritje ka dhënë edhe profesori Elver Bajrami, koordinator i shkollës për këtë garë, angazhimi dhe mbështetja e të cilit kanë qenë të rëndësishme gjatë gjithë procesit përgatitor.

Arritja e Endit dhe Olsës përfaqëson krenari për Gjimnazin e Specializuar Matematikor dhe motivim për të gjithë nxënësit që synojnë suksese të reja në garat e dijes.

- Advertisement - m2