Endi Sherifi diplomon në Uells, Ermonda Meshi diplomon në SHBA

- Advertisement5 -

Dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar jashtë vendit. Një në Mbretërinë e Bashkuar dhe tjetra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- paragrafi 1 -

Kështu thuhet në postimin e ninistrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka theksuar se kjo arritje dëshmon nivel të lartë profesionalizmi dhe përgatitjeje.

- Advertisement - M1

Siç njoftohet, nëntogeri Endi Sherifi ka përfunduar një nga trajnimet më sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), në Brecon, Uells, ku për performancën e tij është vlerësuar me Mirënjohje të Veçantë nga Komandanti i Shkollës së Këmbësorisë.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ermonda Meshi ka diplomuar nga “The Adjutant General Basic Officer Leader Course” (AGBOLC), një trajnim i avancuar për përgatitjen e oficerëve në fushën e menaxhimit të personelit dhe mbështetjes administrative në operacione ushtarake. Për arritjet e saj, ajo është nderuar me medaljen “United States Diplomatic Medal”.

 

683084862 122300279720011792 2226312855112955325 n

- Advertisement - m2

683213448 122300279708011792 7333281014306020580 n

Këto suksese, sipas Maqedoncit, janë “dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të lartë të ushtarakëve tanë, por njëkohësisht edhe rezultat i investimeve të vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes në trajnim, edukim ushtarak dhe zhvillim profesional”.

“Duke zgjeruar mundësitë për shkollim dhe specializim në akademitë dhe qendrat më prestigjioze ushtarake të vendeve partnere, ne po ndërtojmë një ushtri gjithnjë e më profesionale, më të përgatitur dhe të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të kohës sipas standardeve më të larta të NATO-s”- ka shkruar ai.

“Jemi krenarë për secilin ushtarak të FSK-së që me punë, disiplinë dhe përkushtim po përfaqëson me dinjitet Republikën e Kosovës në akademitë dhe shkollat ushtarake të vendeve aleate. Arritjet e tyre janë arritjet e shtetit tonë, të ushtrisë sonë dhe të rrugëtimit tonë të sigurt drejt forcimit të mëtejmë të kapaciteteve tona mbrojtëse”- ka përfunduar Maqedonci.