Në ambientet e Gjimnazit të Specializuar Matematikor, drejtoresha Fahrije Latifi Retkoceri ndau mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës në garën e ekonomiksit, duke vlerësuar përkushtimin dhe arritjet e tyre 👏.
“Një urim i veçantë shkoi për fituesit e nivelit kombëtar, Endin dhe Olsen 🏆, të cilët me suksesin e tyre na kanë bërë krenarë të gjithëve 🇽🇰”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Po ashtu, u vlerësua edhe profesori Elver Bajrami për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve në këtë rrugëtim.