Emocionuese: Momenti kur gjendet 4-vjeçarja e zhdukur prej 18 ditësh në pyll

- Advertisement -

Është gjetur pas 18 ditësh shëndoshë e mirë 4 vjeçarja e zhdukur në një zonë të Australisë Perëndimore.

- paragrafi 1 -

Mediat e huaja raportojnë se Cleo Smith është gjetur gjallë e shëndoshë në një shtëpi të mbyllur. Vogëlushja u zhduk nga tenda e familjes së saj afër qytezës Carnarvon më 16 tetor, duke nxitur një operacion masiv të kërkimit nga autoritetet australiane.

- Advertisement -

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një 36 vjeçar i cili po pyetet në lidhje me përfshirjen e tij në rrëmbimin e të voglës.