Emocionuese: Djali 6-vjeçar kthehet në shkollë 900 ditë pasi filloi trajtimin e kancerit

- Advertisement -

Pasi kaloi disa muaj në spital, më në fund ishte dita e parë e kthimit në shkollë për Nathan Herber. Sipas mediave të huaja, Nathan ishte vetëm 4 vjeç kur u diagnostikua me limfoma non-Hodgkin në 2018.

Si pasojë, ai duhej të linte shkollën e tij në Rochester, Minnesota, për t’iu nënshtruar një trajtimi agresiv në klinikën Mayo aty pranë.

- Advertisement -

Pas 900 ditësh trajtim, mësim përmes internetit dhe një beteje të ashpër që në një moment kishte Nathan për jetën, ai është përsëri atje ku i takon të jetë.