Shkrim emocionues nga mësuesja Belinda Rexhaj nga shkolla “Bajram Curri” në Petrovë e cila përcjelli gjeneratën e V-2.
Shkrimi i plotë:
Ndërsa këtij viti shkollor i erdhi fundi,anija jonë e dijes arrin në një tjetër port.
Por,ky nuk është fundi i udhëtimit tonë,është vetëm një ndalesë në një rrugëtim të gjatë që vazhdon për gjithë jetën!
Tani fillon një rrugëtim me më shumë sfida,por rruga drejt ëndrrës suaj mos le të shuhet kurrë veç më fort shtoni vrapin drejt tyre.
Falemnderit që tek unë rrënjosët kujtime të paharrueshme,aq sa asnjë fjalë e shkruar nuk ka fuqi ta thotë.
U takofshim veç në sukseset tuaja,diplomime,
ëndrra të realizuara përgjatë jetës për të cilat do të më kënaqet zemra se ju shoh aty.
Ishit që 5 vite ndjenja më e bukur dhe më e pastër,e tillë do të jeni përherë!
Me dashuri nga mësuesja juaj #Belinda!