Emocionon kujdestari i klasës së Erion Kajtazit: Oh sa e vështirë, të hyj në klasë e mos të ndeshem me buzëqeshjen tënde

- Advertisement -

Vdekja e mitrovicasit Erion Kajtazi ka tronditur jo vetëm familjen dhe gjithë Mitrovjcën, por të shokuar kanë mbetur gjithë qytetarët.

- paragrafi 1 -

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kujdestari i klasës Nexhmedin Abazi, profesor në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

- Advertisement -

Ai theksoi se do ta ketë të vështirë që tani si mësimdhënës të futet në klasë dhe të mos ballafaqohet me buzëqeshjen e nxënësit të tij, Erion Kajtazi.

Postimi i plotë:

Erion, sot, kur po prisja lajme për fitoren në sport, ti u shndrrove në engjëll, ike pa më thënë edhe njëherë fjalët mua si kujdestar klase, fjalët qe e kishe zakon sa herë që takoheshim në klasë e në koridor. Ishe nxënës, djalë i ri, por shumë shpejt u bëmë shokë.

- Advertisement -

Erion, më tradhtove mua si kujdestarin tënd, shokët, shoqet, na ike herët, shumë shpejt.

Mbetën në gjysmë planet që po i thurje për rrugën e dijes. Isha i sigurt që në fund të kësaj rruge po të prisnin sukseset, djalosh pse u ndale në gjysmë të rrugës, apo Parajsa tu duk më e mirë. Kisha degjuar thënien: “Engjujt nuk jetojnë në tokë!”, por kurrë nuk do ta besoja se t’i kaq herët do të shndrroheshe në njërin prej tyre.

Oh sa e vështirë, unë mësimdhënësi yt të të them lamtumirë, të hyj në klasë e mos të ndeshem me buzëqeshjen tënde Erion.

Prehu në paqe, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!