Emi Thaqi nga Gjilani: Punësimi në arsim nën hijen e nepotizmit – 15 vite pritje për një vend pune, aftësia nuk mjafton

- Advertisement -

Emi Thaqi, nga qyteti i Gjilanit ka 15 vite që aplikon rregullisht për punësim në shkollat publike. Ajo çdo vit merr pjesë në konkurse zyrtare, kalon me sukses testet me shkrim dhe rezultatet e saj në intervista janë gjithmonë të mira, por përkundër kësaj emri i saj vazhdimisht mbetet jashtë listave të pranimeve, dhe kështu nuk arrin të punësohet.

- paragrafi 1 -

Emi së fundmi ka njoftuar se edhe këtë vit ka aplikuar nëpozitën e pedagoges, por si edhe herave të tjera në fund nuk është pranuar. Ajo thotë se kjo nuk lidhet me mungesën e përgatitjes, por me faktin se nuk është pjesë e ndonjë partie politike dhe nuk ka të afërm në pozita kyçe që ta shtyjnë përpara, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Emi Thaçi përmes një postimi në Facebook kërkon që institucionet publike dhe shoqëria në përgjithësi të hapin sytë ndaj këtij fenomeni. Ajo thekson se punësimi duhet të bazohet në meritë, profesionalizëm dhe përvojë, jo në lidhje familjare apo partiake.

Emi tashmë ka vendosur, dhe bën të ditur se do ta ndjekë këtë çështje deri në fund, përmes rrugëve ligjore përmes avokatit, me qëllim që të kërkojë drejtësi për rastin e saj.

- Advertisement -

Lexoni postimin e saj pa ndërhyrje:

Deri kur ky Nepotizem e kjo Politike?

15 vite me radhe jam duke u perballur me nje zhgenjim te madh. Cdo vit, te pakten 3-4 here hyj ne konkurse pune, beje teste me shkrim dhe gjithmone i kaloj me sukses, po ashtu edhe ne intervista kam dal gjithmone mire. Por, ne fund gjithmone mbetem jashte listes se pranimeve.

Arsyea nuk eshte mungesa e pergaditjes, por fakti qe nuk i takoj ndonje partie politike, nuk kam “daje, halla apo dike tjeter” ne pushtet qe te me shtyj perpara.

Ky realitet eshte bere i hidhur per shume prej nesh, te rinje, te reja qe pergaditemi, studiojm, investojme mund dhe vite te tera, por ne fund pengohemi jo nga aftesia jone por nga nepotizmi dhe politika.

Nuk eshte e drejte qe mundi, shkollimi dhe pervoja te mos vlejne, vetem pse nuk ke “mbeshtetje politike”.

Kerkoje publikisht qe institucionet dhe shoqeria jone te hapin syte ndaj ketoj fenomeni.
Punesimi duhet te jete mbi bazen e merites e jo mbi bazen e lidhjeve familjare apo perkatesive partiake!

Nuk kerkoj mbeshtetje, por vetem ate qe e meritoj, nje mundesi te drejte per te punuar dhe per te kontribuar ne vendin tim.

Ju lutem, eshte koha te ndalet padrejtesia dhe te hapet rruga per nje sistem ku vlera dhe profesionalizmi te jene kriteri i vetem i punesimit!

Prandj, permes kesaj deklarate shpreh publikisht vendosmerine time qe kete raste ta coj deri ne fund permes rrugeve ligjore duke angazhuar avokat dhe per te kerkuar drejtesi per rastin tim.

Kerkoj nga institucionet kompetente qe te ndermarrin hapat e nevojshem per te garantuar procese transparente dhe te bazuara ne merite si dhe te ndalet cdo forme diskriminimi dhe nepotizmi ne punesim.