Mundin që e dha për të ndërtuar historinë e saj, mësimdhënësja nga komuniteti egjiptian, Emel Qehaja-Elshani, e ktheu në motiv për të vënë dritë në rrugën e të vegjëlve dhe formimin e tyre.
Tash e 3 vjet, gruaja që ligjeron lëndën e teknologjisë në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë, i vuri vetës mision për të u’a sjellur fundin paragjykimeve. Krah për këtë i dolën edhe kolegët e komunitetit shumicë, me të cilët thotë se bëjnë jo pak punë në këtë drejtim.
“ Përkatësia e komunitetit më takon vetëm mua, kurrë nuk jam munduar ta bëjë diferencën me kolegët as për të mirë e as për të keq. Jam e lumtur që kam gjetur një staf bashkëpunues dhe e kam gjetur vetën shumë shpejt” ,deklaron Qehaja-Elshani.
Madje për ti shkuar punës deri në fund, mësimdhënësja u angazhua edhe në grupin për parandalimin e braktisjes së shkollimit, ku thotë se këtë dukuri e ka për qëllim ta ndalë tek krejt nxënësit pa dallim.
“Tek grupi për parandalim, por edhe në cdo klasë në përgjithësi tek nxënësit ju kam drejtu që nuk bënë pa shkollë, sidomos pa këtë elementaren” Derisa vijon duke i motivuar “Njeriu duhet të ketë qëllime, objektiva, dhe kur këto përmbushen, nuk ke qare pa pasë një vend pune.” Shprehet mësimdhënësja.
Fjalët e saj duket se kanë arritur efektin tek një numër i madh i nxënësve, vecanarisht tek vajzat, si të komunitetit shqiptar, njësoj edhe tek ato rom, ashkali e egjiptian.
“Për ne arsimtarja është një shembull, që kur të rritemi do të mund ta kemi një punë si ajo”, thotë një nga nxënëset e komunitetit jo shumicë në kushte anonimiteti.
Njësoj model për zotësinë e ka edhe shoqja e të parës, kjo nga komuniteti shumicë.
“Jemi në një shekull ku diferencat nuk duhet të jenë të pranishme, secili jemi të barabartë”, shprehet ajo.
Mësimdhënësja kërkon që si ajo në tregun e punës, sidomos në mësuesi të ketë edhe më tepër vecanarisht nga këto komunitete, dhe në këtë bëson se mund të ndihmojnë edhe institucionet.
“ Le të testohen, por le të ketë njëfar kuote në bazë të numrit të popullësisë”, sygjeron Qehaja-Elshani.
Megjithatë për shkak të rregullimeve dhe kufizimeve ligjore, kjo cështje nuk është krejt e lehtë, sipas të parit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha.
“Si rezultat i procesit të rekrutimit dhe konkurseve nuk është se ligjërisht kanë ndonjë avantazh”, deklarohet Berisha.
Megjithatë ky thotë se me aq sa kanë në dorë një mbështetje e japin kur bëhet fjalë për bursat që ndajnë për të rinjët.
“Kur kemi studentë nga komunitetet bëjmë përjashtim dhe i subvencionojmë edhe kur e kanë notën mesatare nën 7.5” potencon ai.
Berisha u bënë thirrje pjesëtarve të komuniteteve joshumicë të aplikojnë në konkurset që aktualisht janë të hapura në Drejtorinë e Arsimit, meqë deri tash nuk ka asnjë aplikim nga ana e tyre. /KlanKosova