Ëmbëltorja “Beli” në Prizren për vitin e tretë me radhë ka gëzuar nxënësit eparashkollorë të shkollës “Emin Duraku” në Prizren, të cilëve ju ka dërguar pako me dhurata, shkruan AlbanainEducation.net.
Shkolla ka njoftuar se kjo ëmbëltore me pronar Blendi Gashin ka dhuruar 62 pako dhuratash duke sjellë gëzim te fëmijët.
Njoftimi i shkollës:
Me rastin e Vitit të Ri, dëshirojmë t’i shprehim falënderimet tona të përzemërta Pastiçeris Beli me pronar Blendi Gashi që i ka gëzuar fëmijët tanë të moshës parashkollore dhe ashtu si çdo vit, ka qëndruar pranë nesh.
Pastiçeria Beli edhe në vitin e saj të tretë të bashkëpunimit me shkollën tonë, ka sjellë një mbështetje të çmuar duke dhuruar 62 pako dhuratash, që kanë sjellë buzëqeshje të mëdha në fytyrat e fëmijëve tanë. Sytë që shkëlqejnë nga gëzimi, përqafimet e ngrohta me dhuratat e tyre, dhe momentet e lumturisë që ndanë me shokët — këto janë kujtime të vogla, por shumë të veçanta, të krijuara falë kontributit të çmuar të Pastiçeris Beli.
Për kujdesin dhe mbështetjen e tyre, i falënderojmë edhe një herë Pastiçerin Beli me pronar Blendi Gashi dhe shpresojmë që ky bashkëpunim i çmuar të vazhdojë edhe në vitet që vijnë.


