Ema Islami diplomon në instrument – Korno



nder titull

- Advertisement5 -

Ema Islami ka diplomuar në instrument – Korno. Njoftimin e ka dhënë vet ajo përmes një postimi në Facebook, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe mbështetjes së shumë njerëzve që kanë qenë pranë saj gjatë këtij rrugëtimi.

- Advertisement - M1

Postimi i saj:

Me shumë krenari dhe mirënjohje, sot kurorëzova një nga arritjet më të rëndësishme të jetës sime – diplomimin ne instrument -Korno.

Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe mbështetjes së shumë njerëzve që kanë qenë pranë meje gjatë këtij rrugëtimi.

- Advertisement - m2

Një falënderim i veçantë shkon për profesorin Besim Gashi, profesor i shkollës së mesme, i cili më ka ndihmuar në hapat e mi të parë dhe ka besuar në potencialin tim që në fillim.

Mbështetja dhe këshillat e tij kanë qenë një shtysë e madhe për të vazhduar përpara.

Mirënjohje të sinqertë edhe për profesorin Ilir Kodhima, për udhëzimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë ketyre 4 viteve studimeve.

Falënderoj gjithashtu komisionin, profesorët Betim Krasniqi dhe Shkumbin Bajraktari, për vlerësimin, kohën dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij momenti kaq të rëndësishëm.
Mbi të gjitha, falënderoj familjen time, e cila ka qenë mbështetja ime më e madhe në çdo sfidë. Sakrifica, dashuria dhe besimi juaj më kanë dhënë forcën të mos dorëzohem kurrë.

Kjo diplomë nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një sukses i të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjatë rrugës. Ju jam pafundësisht mirënjohës!

Ky është vetëm fillimi i një rruge të re. Me punë, përkushtim dhe besim, drejt sfidave dhe sukseseve të radhës.

Shqip | English