Elvana Milo, mësuesja e kimisë – plotë 42 vite karriere në arsim

- Advertisement -

Mësuesja e kimisë, Elvana Milo, e gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, ka plotë 42-vite që ka nisur punën në arsim. Për karrierën e saj sot ka shkruar ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Me një përvojë 42-vjeçare në mësimdhënie, mësuesja e kimisë Elvana Milo, e gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, me përkushtim dhe pasion sjell në klasë metoda praktike që e bëjnë mësimin më konkret dhe të kuptueshëm për nxënësit💡

Përtej klasës, mësuese Elvana është e palodhur edhe në angazhimin e saj në programin “Toka në shkollë”, duke edukuar të rinjtë për kujdesin ndaj mjedisit.👏