E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Elsa Sula: Mësuesi është nxitësi që ngacmon dhe zgjon botën e nxënësit

- Advertisement1-

Elsa mendon se mësuesi nuk është thjesht që një vegël që duhet të përçojë informacionet në mënyrë mekanike. Mosha e re e bën të ndihet afër nxënësit dhe të shkruarit e bën të ndihet afër letërsisë.

Elsa është vajza e re e apasionuar pas të shkruarit. Megjithëse shumë e re në moshë, ajo përmes vullnetit ka arritur të ushtrojë profesionin e mësuesisë dhe të ndjekë pasionin e saj më të madh, të shkruarit. Elsa prej dy vitesh është mësuese në shkollën jopublike “Sebastia”, duke qenë shembulli i studentit që studion dhe punon njëkohësisht. Përgjatë studimeve master, ajo iu dedikua mësimdhënies, studime të cilat tashmë i ka mbyllur me sukses. Për të mësuesia është një mision. Duke ndjekur metodat bashkëkohore, Elsa mendon se mësuesi nuk është thjesht që një vegël që duhet të përçojë informacionet në mënyrë mekanike. Mosha e re e bën të ndihet afër nxënësit dhe të shkruarit e bën të ndihet afër letërsisë. Për ta njohur më shumë, ju ftojmë të ndiqni intervistën.

- Advertisement -

Elsa, pse zgjodhët pikërisht gjuhë-letërsinë. Çdo të thotë kjo degë për ju?

Gjuhë-letërsia dhe unë duket se kemi një lidhje shumë të hershme, që në kohën kur kam nisur të zbuloj se nuk mund të jetoj pa libra dhe pa shkruar.

Mbaj mend që nga klasa e katër apo e pestë, kur për herë të parë kam filluar të mbaj një bllok dhe shkruaja për gjëra të vogla ose shkruaja fraza që i mbaja mend nga librat që lexoja. Më vonë, duke u rritur kuptova se letërsia ishte një botë shumë e madhe dhe në një copëz të sajën doja të isha dhe unë.

Pas përfundimit të studimeve, a e keni gjetur të ngarkuar tregun e punës? Si u orientuat në të?

Kuptohet që për një student/e vitet e studimeve shoqërohen me enigmën e madhe a do të gjej punë pas studimeve. E njejta gjë ka ndodhur edhe me mua duke e ditur që të diplomuarit në një degë të caktuar po shtohen dhe tregu i punës po ngushtohet. Unë jam njohur rastësisht me një njoftim për pune dhe më pas i jam nënshtuar disa provimeve për ta marrë atë pozicion pune dhe me plot bindje them që duke patur vullnet, përkushtim dhe dëshirën për profesionin, arrin gjithçka.

Prej sa kohësh tashmë e ushtroni profesionin e mësuesisë?

- Advertisement -rrrrrrr

Po bëhen gati 2 vite, që unë e ushtroj këtë profesion.

A keni një pikë referimi, një model të cilin aspironi ta ndiqni?

Mësuesit e mi (jo vetëm të gjuhë-letërsisë) i kam model të pandashëm të punës time. Kam marrë prej tyre gjërat më të veçanta që kanë patur për profesionin, prej të cilëve kam mësuar që mësimdhënia është art, e ndoshta arti më i veçantë e i vështirë njëkohësisht.

Mendoni se mosha juaj e re, përbën avantazh apo disavantazh? A e gjeni veten shumë afër nxënësve? Po mungesa e eksperiencës jua vështirëson rrugëtimin në fushën e dijes?

Mund të them që me raste të dyja edhe avantazh edhe disavantazh. Mosha ime e re më mban sa larg edhe afër me nxënësit. Duke qenë afër me moshë, kuptoj çdo sjellje të tyre. Por, nga ana tjetër e medaljes mungesa e eksperiencës e vështirëson disi raportin mësues-nxënës-prind. Po kuptoj që ende prindërit priren drejt një mësuesi të vjetër, që ushtron metodika tradicionale, e është autoritar

Cilat janë risitë që mendon se të rinjtë sjellin për sa i përket metodikave të mësimdhënies?

Duke patur parasysh reformat e reja që po vijnë në arsim ku në qendër është nxënësi, mendoj që janë më pranë mësuesve të rinjve. Një mësues i ri e përqafon më shpejt të renë krahasuar me një mësues të vjetër. Mësuesi nuk është një vegël që mekanikisht duhet të vendoset në funksion për të përcjellë gjithë materialin shkencor të lëndës, mësuesi është nxitës dhe iniciator në klasë dhe herë pas herë ngacmon dhe zgjon botën e nxënësit duke e sjellë sa më pranë mësimnxënies.

A ndërveproni në mënyrë aktive me mësuesit më të vjetër në këtë profesion, në mënyrë që të merrni më të mirën prej tyre? Çfarë ke përfituar nga ata konkretisht?

Fati im i mirë është se ruaj raporte shumë të mira me ish mësuesit e mi, dje kanë qenë heronjt e mi të dijes ndërsa sot janë kolegë. Ndonjëherë kur dua të konsultohem për diçka me to, e bëj pa frikë dhe pa ndrojtje sepse e di që do të më japin më të mirën e tyre. Konkretisht prej tyre kam marrë shumë gjëra, por do të veçoja vetëm dy, e para është përsëritja e vazhdueshme e njohurive të marra dhe e dyta është ndërfutja e situatave nga jeta reale për t’i lidhur me informacionin e ri që nxënësi merr. Veçova këto të dyja pasi i kam pika të forta të punës sime me nxënësit, për të arritur mësimdhënie dhe mësimnxënie të sukseshme, në një kohë kur fatkeqësisht duhet të pranoj që interesi për të nxënë ka rënë, krahasuar me disa vite më parë.

8. Ju jeni edhe konsulente letrare në një revistë letrare. Sa ju ndihmon kjo eksperiencë në fushën e mësimdhënies?

Unë e kam dashur gjithmonë librin dhe të shkruarit, shkruaj sapo të gjej pak kohë të lirë. Fakti që unë jam pjesë e një reviste letrare më afron më shumë me mësimdhënien në letërsi. Shpeshherë temat që marr nga revista i bashkëndaj me nxënësit e mi për t’iu sjellë një situatë të nxëni apo jo vetëm.

9. A mendoni se për të kuptuar realisht letërsinë dhe gjithë botën që ajo mbart duhet të jeni vetë krijuese?

Po, e them po sepse letërsia është e një familje shumë e madhe dhe kush më mirë mund ta kuptojë një familje se një pjestar i saj.

10. Së fundmi, cili është parimi apo ideali më i madh që ia përsërisni vetes çdo ditë që ju jepet mundësia të ushtroni profesionin e mësuesit?

Një mësues është i lirë në ushtrimin e profesionit, për mua mësuesia nuk është vetëm profesion që kam investuar vite të tëra, është mision dhe pasion e duke qenë i tillë çdo ditë dal në punë me një ideal, për të mbushur jo vetëm kokat e nxënësve, por për të mbushur zemrat e botën e tyre, e unë për të përmbushur një mision. Mision për të cilin prindërit më kanë besuar gjënë më të shtrenjtë, fëmijët dhe edukimin e tyre.

Zgjohem çdo ditë me një energji të re e marr gjithmonë me vete vullnetin, pasionin dhe përkushtimin me të cilat mund t’ia dalësh me sukses gjithmonë.

(Intervistoi Parajsa Shtini; Elsa Sula)

/Portali shkollor /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...