E hënë, 24 Shkurt, 2025

Elsa Kqiku dhe Era Januzi shkëlqejnë në garat e fizikës dhe matematikës

- Advertisement1-

Elsa Kqiku dhe Era Januzi shkëlqejnë, njëra në fizikë e tjetra në matematikë

Njëra është laureuar për fizikë në Zvicër e tjetra për matematikë në Slloveni. Të dyja janë nxënëse të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan e shpalosja e diturive të tyre ka kaluar kufijtë e Kosovës.

- Advertisement -

Elsa Kqiku, nxënëse e paraleles XII/4 dhe Era Januzi, nxënëse e paraleles XI/5 dolën tejet të suksesshme në garat ndërkombëtare, andaj ato përfaqësuan denjësisht Kosovën.

Për këto dy nxënëse shembullore është organizuar një pritje nga Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe zëvendësdrejtori Agim Asllani.

“Na keni bërë krenarë si shkollë, qytet e shtet”, kanë qenë fjalët e para të drejtorit Bekim Mustafa, për këto dy nxënëse, duke u premtuar atyre përkrahje maksimale edhe në të ardhmen dhe se herë që kanë nevojë. Mustafa, ka vlerësuar se ky vit shkollor ka sjellë shumë vende të para në shkencë, gara sportive e aktivitete të tjera të ndryshme, por të marrësh mirënjohje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës dhe nga gara e matematikës për vajza në Evropë, është një e arritur e jashtëzakonshme.

Elsa Kqiku është nderuar për përfaqësimin e Kosovës në Olimpiadën Botërore të Fizikës, që është sponsorizuar nga Zvicra. Ajo ka marrë certifikatë për pjesëmarrje për tri vite me radhë në këtë garë botërore të fizikës, të nënshkruar nga pesë njerëzit më të njohur në fizikë nga vende të ndryshme të botës. Elsa ka marrë ftesë edhe nga Universiteti i Cyrihut, ku kërkohet edhe njohja e gjuhës gjermane në nivelin C1.

Ftesë nga Universiteti në Slloveni ka marrë edhe nxënësja Era Januzi, e cila në Olimpiadën e 12-të Matematike Evropiane për Vajza të mbajtur në Slloveni ka fituar Mirënjohje Nderi.

Dhe përderisa në Gjimnzin Natyror “Xhavit Ahmeti” funksionon Klubi i Fizikës që udhëhiqet nga profesori Saud Rrahmani, Era Januzi kërkon që të shfrytëzohet rasti e të themelohet edhe grupi i matematikës, të mbahen orë shtesë dhe që secili profesorë i matematikës një herë në muaj t’i dedikojë orë të matematikës klubit që do të formohej.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...