Elon Musk: Inteligjenca artificiale mund t’i nxjerrë të gjithë njerëzit pa punë

- Advertisement -

Inteligjenca artificiale mund t’i nxjerrë të gjithë njerëzit pa punë, tha sipërmarrësi dhe njeriu më i pasur në botë Elon Musk gjatë një eventi të mbajtur në selinë zyrtare të qeverisë britanike, Lancaster House, në Londër.

- paragrafi 1 -

“Është e vështirë të thuash saktësisht se kur, por do të vijë një kohë kur puna nuk do të jetë e nevojshme. Mund të punosh për kënaqësi personale, por AI do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka. Nuk e di të them nëse njerëzit ndihen mirë apo keq për këtë gjë”, tha ai. Musk, raporton CNBC.

- Advertisement -

Musk tha se Inteligjenca Artificiale do të jetë si një ‘xhind’ që plotëson dëshira pa kufi.

“Nuk ka kufi të pakuptimtë prej maksimumi tre dëshirash, dhe kjo është edhe e mirë edhe e keqe”, tha njeriu më i pasur në botë.

Elon Musk beson se një nga sfidat kryesore për njerëzit në të ardhmen do të jetë gjetja e kuptimit të jetës.

- Advertisement -

Inteligjenca artificiale do të jetë më e zgjuar se njeriu më i zgjuar dhe ka potencialin të bëhet “forca më shkatërruese në histori”, shtoi ai.