Elita Rudi ka treguar se është fanse e programit të dashurisë “Përputhen”, ndaj duket se e shijon shumë rolin e opinionistes. Edhe sonte, ajo do të jetë pjesë e programit, krahas Mihrije Brahës dhe Naim Abazit
Këtë e ka treguar vetë moderatorja, përmes fotove që ka postuar në Instagram. Ajo ka zgjedhur një fustan të zi, krijim të Valdrin Sahitit, me të cilin duket shumë elegante dhe në formë.
Por siç vetë ka treguar, kjo është paraqitja e saj më e vështirë televizive, dhe jo pa arsye. Ajo shkruan se ka 48 orë pa gjumë, dhe për këtë “fajin” e ka Bota, vajza e saj.
“Paraqitja televizive më e vështirë për mua për shkak që isha 48 orë pa gjumë!! Bota vendosi që këto dy netë të mos flinte fare”, shkruan moderatorja.
Elita është nënë e dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, e të dy janë ende të vegjël, ndaj kuptohen edhe raste të tilla.
Sakaq, sonte do të jetë një tjetër natë e mbushur me ngjarje në “Për’puthen Prime”, pasi do të diskutohet sërish rasti i Alvisës dhe Hysenit, si dhe do të ketë përballje mes dy prej djmeve, Melikut dhe Brunos.