Elisa, nxënëse e klasës së 4-të shpallet fituese e e konkursit “Miku i Librit” me numrin më të lartë të librave të lexuar

- Advertisement -

Elisa, nxënëse e klasës së 4-t në shkollën “Hasan Vogli” në Tiranë, është shpallur fituese e konkursit “Miku i Librit” me numrin më të lartë të librave të lexuar gjatë këtij viti shkollor, në klasën e saj.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, përmes një postimi bërë në Facebook, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i ministres:

Sot është dita e fundit e mësimit për këtë vit shkollor dhe jo rastësisht zgjodha t’ju përshëndes së bashku me Elisën, nxënësen e klasës së 4-t në shkollën “Hasan Vogli”
Tiranë, e cila është shpallur fituese e konkursit “Miku i Librit” me numrin më të lartë të librave të lexuar gjatë këtij viti shkollor, në klasën e saj.

Duke ju uruar pushime të mbara, ju ftoj që përveç udhëtimeve, lojërave dhe aktiviteteve sportive , të lexoni sa më shumë libra në këtë stinë vere!

- Advertisement -