Elez Neziraj, profesori kosovar që jep mësim në Suedi: E kam ëndërr të bëhem ministër i Arsimit në Kosovë

- Advertisement -

Mërgimtari, Elez Neziraj që është profesor i matematikës dhe fizikës në Suedika thënës se e ka ëdërr të bëhet ministër i arsimit në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Ai ka thënëse ka të kryer tre fakultete dhe dy master.

- Advertisement -

“Ëndërr e kam të bëhem ministër i Arsimit në Kosovë. Jam profesional në arsim, kam dhënë 25 vite në arsim. Përvojën që e kam jashtë kam dëshirë ta aplikoj në Kosovë”, ka thënë ai në emisionin n’05, shkruan Albanian Education.net.

Ai ka kritikuar mënyrën se si bëhet arsim në vendin tonë, duke e quajtur torturë për nxënësit e mësimdhënësit.

“Arsimi në Kosovë është torturë qe 20 vite për nxënësin e mësimdhënësit, nxënësi shkon pa shpresë në shkollë, mësimdhënësi shkon për bukë të gojës, bëhet punë shumë, por e panevojshme”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

“Unë punoj në arsim, puna më duket sikur fluturoj atje”, ka shtuar ai, duke thënë se në Kosovë mjerisht jo pak mësimdhënës nuk është se e kanë zgjedhur këtë profesion që ju pëlqen por për të mbijetuar.

“Unë e kisha bërë që i riu dhe dhe mësimdhënësi me shku me gëzim në shkollë”, ka thënë tutje ai.

Ai ka kritikuar edhe tekstet shkollore duke i cilësuar të vështira.

“Tekstet që janë këtu në shkollë fillore, nuk bëhen të mesme në perëndim. Në klasë të parë e panjohur (x)  është e futur, e që në perëndim futet  në klasën e shtatë, kjo është torturë”, ka deklaruar ai.