Elenë Stublla: Jetojmë në një epokë ku kërkohet shumë punë nga mësimdhënësi

- Advertisement -

Mësuesja e shkollës “Dardania” në Prishtinë, Elenë Stublla, thotë se fëmijëve në klasë të parë u mësohet materia, ata akoma s’i dinë shkronjat

- paragrafi 1 -

Ajo kritika ka pasur edhe për literaturën për nxënës.

- Advertisement -

“Unë jam mësuese e klasës së parë dhe po ta shihni literaturën e klasës së parë është për të të ardhur keq. Fëmijës në klasë të parë i mësohet se çka është materia e ai akoma nuk i ka mësuar as shkronjat. Për mua janë ca lëndë që nuk është dashur të figurojnë fare në klasën e parë”, ka theksuar Stublla.

Ajo ka thënë se edhe kushtet e punës i kanë të vështira.

“Jetojmë në një epokë ku kërkohet shumë punë nga mësimdhënësi, ndërsa të gjitha mjetet që të ofrohen janë një shkumës dhe një tabelë. E ku mund të kërkosh llogari nga një mësues që nuk po e bën punën tij, kur ti nuk ia ofron kushtet minimale për të zhvilluar një orë mësimore”, ka deklaruar Stublla.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se sfidues është edhe numri i madh i nxënësve.

“Është shumë sfiduese, unë punoj në një nga shkollat më të mëdha që ka komuna e Prishtinës, me mbingarkesë të numrit të nxënësve, të zhvillosh mësim me një numër aq të madh të nxënësve nuk mund të kërkosh cilësi, sepse në një orë prej 45 minutash është e pamundur t’i përfshish 40 e më shumë nxënës”, është shprehur Stublla.

Mësuesja Elenë Stublla: Fakulteti i Edukimit prodhon mësimdhënës në mënyrë të pakontrolluar