Elena Daçi nga Hasi diplomon në Universitetin Cambridge



nder titull

- Advertisement5 -

Elena Daçi, ka diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Cambridge, një nga universitetet më prestigjioze në botë.

- paragrafi 1 -

Elena, e bija e Festimit, mbesa e Azem Dervishit dhe Tahir Nezës, ka lindur dhe është rritur në Londër, ku ka ndjekur shkollimin me rezultate të larta.

- Advertisement - M1

E apasionuar pas letërsisë që në fëmijëri, ajo zgjodhi të studiojë Classics, duke u thelluar në gjuhët e lashta latine dhe greke, letërsinë klasike, filozofinë, arkeologjinë dhe historinë e artit.

742473369 2900811220311359 8743238366937187831 n

Ajo që e bën këtë arritje edhe më domethënëse është fakti se, në tezën e saj të diplomës prej rreth 10 mijë fjalësh, Elena vendosi të studiojë dhe të krahasojë kryeveprën shqiptare Lahuta e Malësisë me Iliadën e Homerit, duke sjellë në një Universitet të nivelit Botëror vlerat e Trashëgimisë sonë Kulturore.

- Advertisement - m2

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Londër, Elena nuk i ka harruar kurrë rrënjët e saj.

Çdo verë ajo kthehet në Has, duke ruajtur me krenari lidhjen me vendin e të parëve.

Historia e Elenës është dëshmi se rrënjët, kultura dhe identiteti mund të ruhen e të lartësohen kudo në botë. Të rinj si ajo janë pasuria më e madhe e kombit tonë dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Shqip | English