E shtunë, 18 Janar, 2025

Elektronika, “armiku” i shikimit të fëmijëve

- Advertisement1-

Përdorimi për një kohë të gjatë i pajisjeve elektronike, po shkakton dëme të mëdha në shikimin e fëmijëve vitet e fundit.

Sipas mjekes okuliste, Nora Burda për gjysmën e fëmijëve që vizitohen është i pashmangshëm rekomandimi i përdorimit të syzeve.

- Advertisement -

“Ne kemi parë që problemattitkat janë të shprehura, nevoja që kanë fëmijët për të mbajtur syze mbase edhe për shkak të teknologjisë kohët e fundit që ka marrë hov shumë të madh, është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Rreth 50-60% e pacientëve që vizitohen janë fëmijë”.

Problemi i miopisë ndeshet më shpesh tek të vegjlit, por nuk mungojnë as anomalitë e trashëguara.

“Miopia, hipermetropia, stigmatizmi që është kur shikon turbull, me kënd si të thuash, është e trashgëuar gjenetikisht. Janë të kombinuara gjithashtu”.

Për të parandaluar problemet me sytë, specialistët rekomandojnë që fëmijët 0-3 vjeç duhet të qëndrojnë sa më larg pajisjeve elektronike, ndërsa grupmoshat e tjera me një orar të kufizuar.

“Sipas Akademisë Amerikane fëmijë 0-3 vjeç nuk lejohen fare të rrinë në pajisje eletronike, 3-6 diku te 20 minuta gjithë ditën, mbi 6 vjeç 1 orë e 30 minuta maksimumi në varësi të punës që kanë, por gjithmonë duke zbatuar rregullin 20-20-20 që çdo 20 minuta duhet të hiqet shikimi nga pajisja dhe të shihet diku larg për 20 sekonda”.

Nga kontrollet që u janë bërë nxënësve nëpër shkolla rezulton se 1 në 7 fëmijë ka probleme me shikimin, ndaj prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj kësaj problematike.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...