Ekziston një shpjegim shkencor: Pse ëndërrojmë sikur biem dhe çfarë do të thotë në të vërtetë?

- Advertisement -

Psikologët besojnë se ëndrra në të cilën biem mund të shoqërohet me një ndjenjë tradhtie.

- paragrafi 1 -

Kryesisht ëndrrat, por edhe ankthet shoqërohen me ndonjë eksperiencë pak a shumë traumatike nga jeta reale, dhe për këtë ne përjetojmë shumë gjëra përsëri kur flemë gjumë

- Advertisement -

Disa ndodhin para syve tanë qartë, ndërsa të tjerat nëpërmjet simbolikës, shpjegojnë psikologët, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu besojnë se shkaku i ëndrrave të tilla qëndron në frikën e shtypur dhe në përvoja të ngjashme traumatike.

Duhet t’ju ketë ndodhur të paktën një herë të zgjoheni nga gjumi, sepse e keni ndier veten duke rënë, pas së cilës zemra po ju rrihte shpejt.

- Advertisement -

Psikologët kanë arritur në përfundimin se ëndrra në të cilën biem duhet të lidhet me situata në të cilat ndihemi të tradhtuar dhe pa mbështetje të mjaftueshme.

Një ëndërr e tillë mund të ndodhë edhe kur ne përgjithësisht jemi të zhgënjyer në jetë, kur një marrëdhënie emocionale përfundon ose kur një mik që nuk e prisnim që do të na braktiste.

Në shumicën e rasteve, psikologët e interpretojnë këtë ëndërr si një “thirrje” nga vetëdija jonë, për të përballuar emocionet tona dhe për të kapërcyer më lehtë përvojën e braktisjes.