Ekzekutohen pagat me rritje për sektorin publik, 55 euro më shumë

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar me rritje pagat në sektorin publik, saktësisht 55 euro rritje.

- paragrafi 1 -

Murati ka thënë se 55 eurot të tjera do të shtohen nga muaji korrik.

- Advertisement -

“Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë. Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot. Dhe faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”, ka shkruar Murati.

Vendimi për rritjen e pagave ishte marrë në fund të tetorit 2024.