E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ekuinoksi Pranveror – Kur fillon me të vërtetë pranvera?

- Advertisement1-

Ekuinoksi i pranverës këtë vit ndodh ditën e shtunë, më 20 Mars, pas kësaj dite ju do të mund të shijoni orët e gjata nën rezet e diellit dhe perëndimet e vona.


Fjala ekuinoks vjen nga latinishtja dhe do të thotë “natë e barabartë”, ku fjala “aequus” do të thotë e barabartë dhe fjala “nox” natë.

- Advertisement -

Në ekuinoksin pranveror , Dielli kalon nga jugu në veri përmes ekuatorit, duke shënuar kështu fillimin e pranverës në gjysmën veriore të globit.

Ndërkohë që në hemisferën e veriut ndodh ekuinoksi pranveror, në hemisferën e jugut nis vjeshta.

Ekuinoksi i pranverës këtë vit ndodh ditën e shtunë, më 20 Mars, pas kësaj dite ju do të mund të shijoni orët e gjata nën rezet e diellit dhe perëndimet e vona.

Pas ekuinoksit pranveror, ditët do të vazhdojnë të zgjaten deri në solsticin e verës, në qershor. Në solsticin veroror, ditët do të jenë më të zgjata dhe netët më të shkurtra.

A fillon pranvera ditën e Ekuinoksit pranveror apo në 1 mars?
Përgjigja varet nga përkufizimi juaj për “pranverën”. Të dy datat janë të sakta, ato janë thjesht dy këndvështrime të ndryshme të kësaj ngjarjeje.

Nga ana astronomike, dita e parë e pranverës shënohet nga ekuinoksi i pranverës, i cili bie në 19, 20 ose 21 Mars, çdo vit.

- Advertisement -rrrrrrr

Ekuinoksi ndodh në të njëjtin moment në të gjithë botën edhe pse orët ndryshojnë sipas zonave.

Dhe, siç u përmend më lart, kjo datë sinjalizon vetëm fillimin e pranverës në hemisferën veriore dhe njofton mbërritjen e vjeshtës në hemisferën jugore.

Ndërsa nga ana meteorologjike, dita e parë zyrtare e pranverës është 1 Mars dhe e fundit është 31 maj.

Shkencëtarët e motit e ndajnë vitin në tremujorë, për ta bërë më të lehtë krahasimin e statistikave sezonale dhe mujore nga njëri vit në tjetrin.

Stinët meteorologjike bazohen në ciklet vjetore të temperaturave dhe jo në pozicionin e Tokës në lidhje me Diellin.

Përdorimi i datave të ekuinokseve dhe solsticeve astronomike për stinët do të paraqiste një problem statistikor, pasi këto data mund të ndryshojnë pak çdo vit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyra e matematikës që duket aq e thjeshtë, mirëpo askush nuk ka arritur deri te zgjidhja

Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 +...

Me këto truqe mund ta zgjidhni çdo detyrë matematikore pa ndihmën e askujt

Për shumicën nga ne matematika është subjekt i “panjohur” dhe shpeshherë mendojmë se çfarë...

Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

Ndonjëherë ajo që duket si një detyrë shumë e thjeshtë mund të jetë më...

Kjo detyrë matematikore i ka dy zgjidhje – cila është e sakta? (Foto)

Një detyrë matematikore ka bërë që shumë njerëz të kalojnë goxha kohë duke u...