E hënë, 25 Nëntor, 2024

Ekspozita për 15-vjetorin e pavarësisë bën bashkë nxënësit nga Kosova dhe Shqipëria

- Advertisement1-

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u hap ekspozita e përbashkët e punimeve artistike të nxënësve nga Kosova dhe Shqipëria.

Aty u ekspozuan mbi 107 punime.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se është kënaqësi që sot i mblodhi arti i nxënësve shqiptar nga dy anët e kufirit.

“Është kënaqësi që sot na ka mbledhur arti dhe punimet artistike të nxënësve nga dy anët e kufirit shqiptar, në këtë ekspozitë me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës duke i dhënë kësaj ngjarje historike edhe këndvështrimit artistik nga ana e nxënësve dhe shkollave…

Ky brez i nxënësve të gjithë ju djem dhe vajza që jeni sot këtu të lindur pas shpalljes së pavarësisë jeni me fat që po rriteni në liri dhe sot kjo rini janë në Kosovën e pavarur ashtu siç e duam dhe do ta bëjmë ashtu siç kontribuan me dekada të tëra, fëmijët tanë e meritojnë”, tha Nagavci.

Përfaqësuesi nga Shqipëria, Hasan Huqaj, drejtor i drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar të qytetit të Lezhës, tha se janë shumë krenarë për punën e jashtëzakonshme të nxënësve.

“Keni bërë vizatime në të cilën shpalosni mendjen e hapur nga njëra anë dhe gjithçka e keni punuar me duart e arta për një dashuri jashtëzakonisht të madhe.

- Advertisement -rrrrrrr

Në vizatimet e juaja ndihet aroma e lirisë, në ngjyrat e tyre ndihet krenaria dhe ju përçoni mesazhin, është bukur të tonifikojmë elementet të krenarisë tonë, heroin tonë Skënderbeun, i cili ndër shekuj na ka bashkuar shpirtin me madhërishëm dhe human të Nënë Terezës dhe figurën më të mrekullueshme të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Huqaj.

Nxënësja kosovare, Elsa Berisha, nga shkolla SH.F.M “Asdreni”, e cila në ekspozitë mori pjesë me pikturën “Zogjtë në kafaz”, ku pasqyron Kosovën të lirë nga robërimi, tha se për ta kjo ekspozitë është e rëndësishme.

“Si për mua ashtu edhe për të gjithë është e rëndësishme kjo ekspozitë sepse i kemi vendosur punimet tona dhe mundin tonë dhe vizatimet qe i kemi paraqitë. Dhe kjo ka shumë rëndësi sepse tregon dashurinë që kemi ne nxënësit dhe të tjerët që e vizitojnë Kosovë”, tha ajo.

Në këtë ekspozitë, pjesëmarrëse ishte edhe nxënësja nga Shqipëria, Rrezarta Gjeleshi, nga gjimnazi “Fiqiri Dine”, Maqellarë, Dibër, me pikturën “Ta mbrojmë plisin, heeeeej. I kujt është ky plis more?”.

“Unë jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe u bëra pjesë e këtij konkursi fantastik dhe jam shumë krenare me vetën për pikturën që realizova sot… Unë doja të shfaqja talentin tim që pa punuar fortë, nuk mund të arrijmë asgjë dhe duhet të punojmë fortë atë që dëshirojmë…Piktura ime doja që plisi ashtu si xhubleta të bëhet pjesë e UNESCO dhe të bëhet sa më i famshëm”, tha ajo.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 mars. /kp/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...

Sot ora e parë e mësimit në Prishtinë i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të...