E martë, 26 Nëntor, 2024

Ekspertja e arsimit, Ana Llazo: Çelësi i të nxënit të vetërregulluar

- Advertisement1-

Në edukim përfshirja në të nxënit e vetërregulluar ka një ndikim të gjerë në rezultatet arsimore dhe profesionale gjatë gjithë jetës në përgjithësi, por kjo aftësi nuk vjen lehtë.

Ajo duhet të ushqehet në një periudhë të gjatë nga cikli fillor deri në atë parauniversitar.

- Advertisement -

Aftësia për të monitoruar dhe rregulluar sjelljen në ndjekje të qëllimit të dikujt është themeli i shumë rezultateve pozitive në fushat e jetës si shëndeti, mirëqenia, pozita sociale, financat. Në edukim përfshirja në të nxënit  e vetërregulluar ka një ndikim të gjerë në rezultatet arsimore dhe profesionale gjatë gjithë jetës në përgjithësi, por kjo aftësi nuk vjen lehtë. Ajo duhet të ushqehet në një periudhë të gjatë nga cikli fillor deri në atë parauniversitar.

1-  Çfarë përfshin të nxënit e vetërregulluar?        

Të nxënit e vetërregulluar ka të bëjë me marrjen e një roli aktiv nga nxënësi në procesin e tij të nxënit. Nxënësit mësojnë më mirë dhe më shpejt sepse janë duke dizajnuar në mënyrë aktive procesin e të mësuarit në vend që të ndjekin në mënyrë pasive udhëzimet e mësuesit. Gjithashtu ata mund të mësojnë me ritmin dhe komoditetin e tyre.

2- Cili është roli i mësuesit në të nxënit e vetëkontrolluar?        

Një nga kontributet e mëdha që mësuesit mund të japin për të nxënit gjatë gjithë jetës është zhvillimi i aftësive të të nxënit të vetërregulluar. Nëse mësuesit inkurajojnë modelojnë, monitorojnë dhe vlerësojnë të nxënit  e  vetërregulluar nxënësit do të fitojnë aftësi për të menaxhuar të nxënit e tyre.

3 – Cilat janë disa nga hapat që të çojnë në një proces të nxëni te suksesshëm të vetërregulluar?      

- Advertisement -rrrrrrr

planifikimi i të nxënit

motivimi për të nxënë

përdorimi i strategjive për të përmirësuar të kuptuarit

reflektimi në mënyrën e të nxënit.

Të nxënit e vetërregulluar rrit ndërgjegjësimin e nxënësve për përparimin e tyre në atë çka ata kanë mësuar dhe çfarë duhet te përmirësojnë. Duke u fokusuar në qëllimet e tyre nxënësit bëhen më të pavarur dhe më të vetë-motivuar. Aftësia për të vetërregulluar të nxënit e dikujt mund të ketë ndikim shumë domethënës në suksesin arsimor gjatë gjithë jetës. Komunitetet e suksesshme fillojnë duke zhvilluar një pasqyrë të qartë të kontekstit më të gjerë arsimor dhe kërkesave të tyre në lidhje me të nxënit e vetërregulluar.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...