E hënë, 24 Shkurt, 2025

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja: Numri i madh i nxënësve në klasa ndikon në mësimdhënie

- Advertisement1-

Njohës të arsimit vlerësojnë se është i nevojshëm ndërtimi i objekteve të reja shkollore.

Rinor Qehaja, nga Instituti “ Edguard” thotë se investimet në infrastrukturë shkollore duhet të bëhen në mënyrë që të garantojnë që numri i nxënësve të mos ta tejkalojë numrin e lejuar pasi ndikon në mësimdhënie.

- Advertisement -

“Mbipopullimi i disa shkollave në qendra të mëdha vjen si rezultat i migrimit të brendshëm dhe si i tillë kërkon përgjigje institucionale. Dhe kjo nënkupton që të kemi një rialokim të nxënësve në këto lagje por edhe ndërtim dhe investim në infrastrukturë që do të na garantojë që numri i nxënësve të mos tejkalonte atë të lejuarin në institucionet tona shkollore”, tha Qehaja për Radio Kosovën.

Ndërtimi i shkollave të reja është planifikuar të bëhet në lagjet Sofali, Mat dhe Veternik. Projekti do të jetë dy vjeçar ndërsa vlera e tij mbi 12 milionë euro. Ndërtimi i këtyre shkollave, do të mundësojë që 2 mijë e 500 nxënës të vijojnë mësimin në lagjet e tyre ku jetojnë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...