E hënë, 24 Shkurt, 2025

Eksperti i arsimit: Pamjet e nxënësve në Pejë nuk e tregojnë gjendjen reale në arsimin e Kosovës

- Advertisement1-

Xhavit Rexhaj, ekspert i arsimit, ka thënë se fotoja e nxënëseve të lënë anash në Festën e Abetares në Pejë është e shëmtuar.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” shtoi se kjo nuk e tregon gjendjen reale në shkollat e Kosovës, pasi, sipas tij, situata në këtë drejtim është përmirësuar.

- Advertisement -

“Fotografia nga Peja është shumë e shëmtuar, por pjesërisht nuk besoj se kjo e tregon gjendjen reale për inkluzivitetin në shkollat e Kosovës. Gjendja ka ndryshuar, është përmirësuar për të mirë në këto 10 vitet e fundit. Përpara ka qenë në rregull që nxënësit e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian janë ulur në fund të klasës. Kjo nuk është më kështu”, ka thënë ai.

Rexhaj thotë se fotoja në Pejë nuk reflekton gjendjen me arsimin në Kosovë.“Tash së voni kam bërë një hulumtim në Fushë Kosovë dhe gjendja me gjithëpërfshirjen është më e mirë sesa ka qenë. Ajo foto nuk është reflektim i saktë i gjendjes në arsimin kosovar”, shtoi Rexhaj.

Eksperti potencoi se nuk beson që mësuesit i kanë shtyrë nxënësit të ulen ndaras, por shtoi se është rast për hetim.

“Nuk besoj që mësuesit i kanë shtyrë fëmijët të shkojnë aty lart, do të ishte rast për hetim dhe dënim nëse mësuesja u thotë: ju shkoni atje lart. Në hulumtimin që kam bërë kam parë se ka neglizhencë, moskuptim, mungesë të vetëdijes, dembeli por jo diskriminim”, shtoi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...