Eksperti i arsimit ngre alarmin: Mësuesit ofendojnë nxënësit

- Advertisement -

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti deklaroi se mësuesit ofendojnë fëmijët në shkolla.

- paragrafi 1 -

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Mehmeti u shpreh se mësuesit bëjnë ofendime nga më të ndryshme, madje i kanë quajtur fëmijët edhe dështake.

- Advertisement -

Sipas Mehmetit, në shkolla nuk bëhet një punë e mirë për fëmijët nga ana e mësuesve.

“E dini çfarë u them studentëve të mi? I them, bëjini njerëz dhe bëni një gjë, pas çdo fëmijë fshihet një aftësi. A keni mundësi ta gjeni? Një aftësi. Bëjeni një njeri me vlera qytetare se fshihet një aftësi. Të bëjmë një punë të mirë, tërhiqet si model, motivohet.

Po ti çfarë i bën? Ti ulesh si një profesor i madh, u flet atyre për gjuhën. Në një vend kuti i quan të ardhur, zhulsa, të palarë, katunarë, malok. Si mund të quhet dështak një fëmijë?”, theksoi ai.