Eksperti i arsimit: Mësuesi është kthyer në një profesion të rëndomtë

- Advertisement -

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti thotë se mësuesi në Shqipëri është kthyer në një profesion të rëndomtë.

- paragrafi 1 -

Ai konsideroi se mësuesit kanë paga të ulëta dhe nuk shpërblehen mjaftueshëm për punën që bëjnë.

- Advertisement -

Sipas ekspertit është e vështirë që studentët të zgjedhin mësuesinë sepse do ju duhet të studiojnë 3 vite plus 2 vite master plus 1 vit stazh dhe vendin e punës nuk e kanë të sigurt.

Ndër të tjera Mehmeti tha se shteti nuk mund të vendosë mesataren për pranimin në universitet sepse liria akademike është e mbrojtur me Kushtetutë.

“Nëse Universiteti është autonom, vendos ai, ç’punë ke ti?” – ishte pyetja që ngriti eksperti i arsimit.

- Advertisement -

Ai theksoi se Ministria e Arsimit ka për detyrë rolin e rregullatorit dhe zbatimin e atyre që vendos Universiteti. /Euronews Albania /