E diel, 19 Janar, 2025

Eksperti i arsimit: Greva e papërballueshme për nxënësit

- Advertisement1-

Drejtori i Organizatës “EdGuard”, Rinor Qehaja thotë se ndikimi i pandemisë në proces të mësimdhënies dhe mësimnxënies është evident, duke theksuar se ka pasur ngecje nga nxënësit.

“Ndikimi i pandemisë në proces të mësimdhënies dhe mësim nxënies është evident, dhe kjo të dëshmohet nga kushdo nga komuniteti i shkollës, përfshirë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit. Ajo çka ne shpresojmë është që zëvendësimi eventual i orëve është të rikthej ato orë të humbura dhe mbi të gjitha të rikthej atë përkushtimin e gjithë komunitetit të shkollës në proces të mësimdhënies. Të tejkalohet historia për pandeminë dhe të rikthehet vëmendja aty ku duhet. Suksesi i nxënësve nuk vlerësoj që mund të matet aq lehtë pasi që neve mungojmë në vlerësim të jashtëm dhe të brendshëm të besueshëm. Kushdo nga komuniteti i mësimdhënësve na tregojnë për një ngecje në proces të mësimnxënies nga nxënësit”.

- Advertisement -

Tutje, ai tha se orët mësimorë tashmë kanë filluar të zëvendësohen. Sipas tij, SBASHK-u duhet t’i shter të gjitha reagimet sindikale dhe në asnjë moment të mos konsiderojë grevën si mjet për reagim, pasi që çdo humbje e procesit mësimor do të jetë e papërballueshme për nxënësit.

“Orët mësimore tashmë kanë filluar të zëvendësohen. Frika jonë është që zëvendësimi në asnjë moment nuk është i barabartë me orët e plota që mbahen gjatë orarit të rregullt për arsye të neglizhencës. Të gjithë ata kontribuojnë që zëvendësimi të mos jetë shumë efiçient. Ne vlerësojmë që SBAShK-u duhet t’i shter që të gjitha reagimet sindikale dhe në asnjë moment të mos konsiderojë grevën si mjet të tyre pasi që si tillë do të ndikojë drejtpërdrejtë te nxënësit pa fajin e tyre”.

“…veçanërisht kur dihet që janë këta nxënës që kanë humbur vite me radhë jashtëzakonisht shumë për shkak të pandemisë. Dhe çfarëdo humbje tjetër në proces mësimor do të jetë e papërballueshme dhe e padrejtë ndaj tyre”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...