Eksperti i arsimit Fiqiri Çifliku: Mbështetja reale për mësuesit nis nga familja dhe shteti

- Advertisement5 -

Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku, ka reaguar përmes një postimi publik mbi rolin dhe trajtimin e mësuesve në shoqëri, duke theksuar se vlerësimi i tyre duhet të jetë më i thellë dhe më i strukturuar.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, mësuesit, si çdo individ tjetër, e vlerësojnë mirënjohjen simbolike, qoftë një gjest i vogël si një mollë, një filxhan kafeje apo një falënderim i sinqertë.

- Advertisement - M1

Megjithatë, ai nënvizon se mbështetja më e rëndësishme për ta nuk lidhet me dhuratat, por me përgatitjen që nxënësit marrin në familje.

“Gjëja më e mirë që mund të bëni për mësuesin e fëmijës suaj është të siguroheni që po dërgoni në shkollë një nxënës të edukuar në familje më së pari,” thekson Çifliku.

Ai shton se përgjegjësia nuk përfundon vetëm te familja, por kërkon edhe angazhim serioz institucional.

- Advertisement - m2

Sipas tij, është detyrë e shtetit që të garantojë mbështetje ligjore dhe një status të merituar shoqëror e profesional për mësuesit.

Në përfundim, eksperti kërkon që përtej premtimeve, të ndërmerren hapa konkretë për mbrojtjen dhe vlerësimin real të misionit të mësuesit në shoqëri.