E diel, 23 Shkurt, 2025

Eksperti i arsimit: Dallimi i fëmijëve që vijojnë parafillorin me ata që hyjnë direkt në klasë të parë është shumë i madh

- Advertisement1-

I të njëjtit mendim se ka mungesë të investimeve në arsim është edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Qehaja ka thënë se investimet infrastrukturore në arsim dhe vendimi i parashkollorëve të bëhet obligativ, do të ndikonte tek nxënësit.

- Advertisement -

Ai thotë se dallimi i fëmijëve që hynë në klasën e parë pa shkuar në parafillor me ata që kanë shkuar, është i madh.

“Obligimi për parafillorin nga ligji për edukimin në fëmijërinë e hershme është reformë që i jep përgjigje përfshirjes së ulët në parashkollor. Dallimi në klasë të parë i fëmijëve që vinë nga parafillori dhe atyre që për herë të parë futen në institucione arsimore është i madh, dhe është dallim që dëmton nxënësit pikë së pari. Tash, ky ligj duhet të jetësohet operacionalisht, kjo, nënkupton investime infrastrukture për institucionet arsimore, dhe përkrahje me kapacitete njerëzore dhe zhvillim profesionalë në mënyrë që ndikim i vërtetë i këtij ligji të prek nxënësit”, theksoi Qehaja, në një prononcim për Front Online.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se me miratimin e këtij projektligji, shënohet edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik.

Mësimi obligativ në Kosovë është nga klasa e parë deri në të nëntën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...