SASHK duhet ta ndërpresë menjëherë grevën. Kështu deklaroi Halim Hyseni, eksperti i çështjeve të arsimit dhe njëherësh Drejtor i Qendrës për Avancimin e Performancës në Arsim (QPA)
“Nga fillimi SBASHK ka marrë vendime të pamenduara, të paanalizuara dhe jashtëzakonisht të dëmshme.Sepse asnjëherë nuk ndodh që në fillim të vitit shkollor kur duhet të fillojë mësimi të organizohen greva. SBASHK duhet ta ndërpresë menjëherë grevën, duhet të reflektojnë këta njerëz për pasojat e jashtëzakonshme që ka greva” deklaroi ai.
Hyseni tha se në këtë mes ka vend për vepër penale sepse është atakuar interesi publik i shtetit.
“Në mëyrë profesionale po i’u them, pasojat janë të pariparueshme dhe këtu ka vend për vepër penale sepse është atakuar interesi publik i shtetit.” tha Hyseni.
Tutje ai pati kritika edhe për KMDLNJ për mënyrën se si po i qasen kësaj situate.
“Po befasohem nga Këshilli për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Të njëjtit po shkojnë i ‘japin zjarr’ një fenomeni që shkon në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut dhe të fëmijës. Kërkojnë dorëheqjen e Ministres dhe nuk ushtrojnë kërkesën se SBASHK me këtë grevë i ka shkelur të drejtat e fëmijëve dhe pasojat do të jenë të pariparueshme, sidomos tek fëmijët parashkollorë dhe arsimi fillor” tha Hyseni në një prononcim për “Gazeta Blic”
Greva në arsim ka nisur që nga data 25 gusht dhe vazhdon.
Shkollat në mbarë territorin e Republikës së Kosovës vazhdojnë të jenë të mbyllura me përjashtim të një numri të vogël që kanë ‘thyer’ grevën.Qeveria dhe SBASHK, akoma nuk kanë gjetur zgjidhje dhe vazhdojnë të jenë të palëvizura nga qëndrimet e tyre.
Edhe takimi i sotëm i përfaqësuesve të SBASHK me anëtarë të ‘Komisionin e Arsimit’ përfundoi pa sukses dhe me shumë tensione.