Se cilat masa sigurie do të duhej t’i merrnin shtatzënat, përgjigjen ekspertët.
Ekziston një listë e tërë e gjërave të cilat shtatzënat nuk do të duhej t’i bëjnë, por çfarë duhet të bëjnë me rrezitjen?
Nëse jeni shtatzënë, do të duhej të keni parasysh një gjë: lëkura gjatë shtatzënisë është e ndjeshme, andaj do të keni nevojë për kremra për rrezitje me faktorin më të fuqishëm të mbrojtjes se ajo që zakonisht e përdorni.
Te disa shtatzëna mund të shfaqet edhe hiperpigmentimi kalues, “njolla” më të errëta nëpër lëkurë, të cilat bëhen të dukshme kur lëkura i ekspozohet diellit, gjë që është arsye për kujdes.
Studimi ka treguar që ekspozimi ndaj rrezatimit ultraviolet zvogëlon efikasitetin e suplementeve, të cilat përmbajnë thartirë folike, e cila është e rëndësishme për zhvillim të shëndetshëm të bebes.
Pra, nëse prisni të lindni bebe, do të jetë mençuri që të përkufizoni kohën të cilën do ta kaloni në diell, posaçërisht në shtatzëni të hershme.
Njëzet minuta rrezitje gjatë ditës janë krejtësisht të mjaftueshëm.