E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ekspertët: Reformat në arsim janë të domosdoshme

- Advertisement1-

Në 10 vitet e fundit në Kosovë ka pasur rënie të numrit të nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit.


Me numër të vogël të nxënësve janë duke u përballur kryesisht shkollat në disa fshatra, kjo për shkak të emigracionit e po ashtu shumë familje kanë ndërruar vendbanimin duke kaluar nga fshati në qytet.

- Advertisement -

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) vërehet se rënie më të madhe të nxënësve në Arsimin Fillor dhe në Arsimin e Mesëm të Ulët, ka pasur në vitin shkollor 2019-2020 dhe 2020-2021. Në vitin shkollor 2019-2020 gjithsej numri i nxënësve në arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët ishte 237.959. Kurse, në vitin shkollor 2020-2021 numri i nxënësve ishte 229.664.

Ndërkaq, numër më të madh të nxënësve në nivelet e përmendura më lartë kishte pasur në vitin shkollor 2008-2009, ku gjithsej nxënës në Arsimin Fillor dhe Arsimin e Mesëm të Ulët ishin 319.374 nxënës.

Rënie të numrit të nxënësve ka pasur edhe në Arsimin e Mesëm të Lartë. Në vitin 2008-2009 gjithsej numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 96.765, kurse në vitin shkollor 2020-2021 numri i nxënëseve ishte 74.387.

Bardha Qirezi, drejtoreshë ekzekutive në EDUTASK, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se reformat në arsim janë të domosdoshme.

“Reformat në arsim janë të domosdoshme. Nëse vlerësojmë aktivitetet dhe vendimet e MASHT gjatë kësaj periudhe, vërehet ngritja e vëmendjes për arsimin e hershëm, bashkëpunimi me agjencitë dhe donatorët kryesorë të arsimit në Kosove dhe inicimi i aktiviteteve stimuluese për të rinjtë kryesisht në forme të bursave, përkrahjes për shkollim dhe trajnim ne fushën e TIK dhe STEM. Nëse vlerësojmë aktivitetet tjera që kanë për synim reformat, për momentin kemi një fokusim në planifikim strategjik dhe rishikim të ligjeve dhe udhëzimeve administrative që adresojnë reformat”, ka thënë ajo.

Qirezi ka potencuar se MASHT do të duhej të ngritë kapacitetet për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së shkollave.

- Advertisement -rrrrrrr

“Duke pasur parasysh se arsimi para universitar është kompetencë e komunave, si dhe duke vërejtur ndryshimet demografike dhe dallimet mes shkollave, sidomos nëse kemi parasysh nevojat e shkollave profesionale, MASHT do të duhej të ngritë kapacitetet për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së shkollave dhe të ndryshojë formulën e financimit në mënyrë që të kemi një proces më të mirë dhe të krahasueshëm të menaxhimit, mësimdhënies dhe mësimnxënies, dhe aktiviteteve tjera shkollore pa dallime te theksuara në nivel të Kosovës. Roli i MASHTI-t në këtë drejtim do të ishte të siguronte që standardet për performancën e shkollave, duke përshirë qeverisjen dhe menaxhimin, mësimdhënien dhe mësimnxënien, sigurimin e cilësisë, kushtet fizike dhe aspektet tjera të ambientit në shkollë, aktivitet shkollore, jashtë shkollore dhe sociale dhe çështjet e përgjithshme të mirëqenies së nxënësve janë duke u zbatuar”, shtoi ai.

Mes tjerash, Qirezi tha se MASHT duhet të ndërmarrë disa veprime edhe sa i përket arsimit të lartë.

“Për sa i përket arsimit të lartë, janë ngritur dilema shqetësuese lidhur me përgjegjësinë dhe kapacitetin e MASHTI-t për të ushtruar mandatin e vet gjatë këtyre viteve në monitorimin e institucioneve të arsimit të lartë, duke ndikuar dukshëm në humbjen e besueshmërisë në sistem. Prandaj, në këtë drejtim kërkohet një vlerësim dhe riorganizim serioz në MASHTI, dhe rishikohet mënyra e tanishme e mbikëqyrjes, financimit si dhe të rritet llogaridhënia, financimi për shkencë dhe në të njëjtën kohë të sigurohet autonomia e institucioneve të arsimit të lartë”, është shprehur ajo.

Ndërsa, drejtuesi i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja ka thënë se ristrukturimi i shkollave duhet të ndodhë në nivel vendi.

“Ristrukturimi i shkollave duhet të ndodhë në nivel vendi dhe atë e iniciuar si reformë nga MASHTI. Ristrukturimi kërkon analizë të fizibilitietit dhe debat të gjerë me të gjithë akteret në veçanti përfshirjen e komunitetin të shkollave. Rritja e cilësisë kërkon ndryshime rrënjësore në sistem, në mesin e tyre kyçe instalimi i mekanizmave llogaridhënës”, ka thënë ai në një deklaratë për Telegrafin.

Përkundër se reformat në arsim janë parë të domosdoshme nga ekspertët e arsimit, deri tani përveç Komunës së Kamenicës, asnjë komunë tjetër nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret për reforma.

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati kishte filluar me reformat në arsim, por që ishin kundërshtuar ashpër nga banorët e asaj komune.

Ndërkaq, Komisioni Evropian përmes Raportit të Progresit të publikuar në muajin e kaluar ka vlerësuar se cilësia e arsimit në Kosovë është e dobët dhe duhet punuar shumë në këtë drejtim.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, duke komentuar Raportin e Progresit, kishte thënë se si Qeveri janë të përkushtuar që të përmirësojnë cilësinë e arsimit.

Sipas saj, përkundër qeverisjes relativisht të shkurtër në këtë raport janë shënuar disa zhvillime pozitive, teksa potencon se të gjitha rekomandimet që janë dhënë do të përfshihen në Planin Strategjik të Arsimit për vitin 2022-2026.

“Në lidhje me cilësinë në arsim të gjithë jemi dëshmitar se duhet të punojmë akoma shumë për të përmirësuar cilësinë në arsim dhe si ministri e Arsimit dhe qeveri e Republikës së Kosovës natyrisht që jemi të përkushtuar në këtë drejtim. Më gëzon fakti që ndonëse periudha e qeverisjes sonë është relativisht e shkurtër tashmë janë shënuar edhe në raport për vendin disa zhvillime pozitive në fushën e arsimit, konkretisht është përmendur si një gjë pozitive përzgjedhja e anëtarëve të KSHC-së”, ka theksuar ajo.

Tutje, ajo kishte deklaruar se “rekomandimet tjera janë pjesë e punës sonë, planifikimit që tashmë veçse e kemi bërë si ministri dhe të njëjtat po adresohen edhe në planin strategjik të arsimit për vitin 2022-2026 dhe po ashtu janë adresuar edhe në planifikimin e buxhetit i cili do të mundësojë shënimin e hapave pozitiv për vitin e ardhshëm”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...