E diel, 24 Nëntor, 2024

Ekspertët presin rezultate edhe më të dobëta në testin e PISA-s

- Advertisement1-

Në dy testimet e mëhershme, më 2015 e 2018, Kosova ishte turpëruar, duke dalë ndër të fundit shtete pjesëmarrëse në testin e PISA-s. Sivjet, ekspertët presin rezultate edhe më të dobëta nga testimi i 7.000 nxënësve 15-vjeçar. Testi i PISA-s mbahet çdo tre vjet

Prishtinë, 27 mars – Më 2017, Kosova ishte ndër pesë të fundit e më 2018 ndër tri të fundit.

- Advertisement -

Sivjet, ekspertët e arsimit presin rezultate edhe më të dobëta nga testimi i nxënësve në kuadër të Programit për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur si testi PISA.

7.000 15-vjeçar do t’i nënshtrohen testit të sivjetmë që do të zhvillohet nga 25 prilli deri më 20 maj, e nga rezultatet e tyre Kosova do të mësojë pozicionin e saj në Evropë e botë sa i përket arsimit.

Në dy testet e mëhershme, Kosova ishte turpëruar nga rezultatet.

Më 2015, nga 72 vendet pjesëmarrëse, Kosova është radhitur e 68-ta, përderisa më 2018, zuri vendin e 77-të nga 79 vende të përfshira në test. Prapa la vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Testi PISA ishte paraparë të mbahej më 2021, por u shty për sivjet për shkak të pandemisë.

Rinor Qehaja, nga Instituti “EdGuard”, vlerësoi se humbja e orëve mësimore si pasojë e pandemisë COVID-19 do të ketë ndikim në performancën e nxënësve.

- Advertisement -rrrrrrr

“Është e vështirë të besohet se mund të kemi një rezultat apo rangim më të mirë në testin PISA. Pandemia do të shpërfaqë ndikimin e vet, për t’u konvertuar edhe një rezultat jo i mirë në testin PISA. 15-vjeçarët pjesëmarrës në këtë testim, tashmë i janë nënshtruar një sistemi arsimor me plot të meta në kurrikulë dhe gjithçka tjetër. Përtej pandemisë, vështirë të besohet që këta të njëjtit mund të kenë një performancë më të mirë, jo me fajin e tyre, por ekskluzivisht me fajin e sistemit arsimor”, ka thënë Qehaja.

Megjithëse nuk pret rezultat të mirë në testin PISA, Qehaja vlerësoi se ishte vendim i duhur nga Ministria e Arsimit që Kosova të jetë pjesëmarrëse këtë vit, pa marrë parasysh ngecjet në mësimnxënie e mësimdhënie. Sipas tij, sistemi arsimor në vend ka nevojë për një vlerësim ndërkombëtar për të rikujtuar gjendjen në arsim.

Veç pandemisë, edhe faktorë të tjetër po vlerësohet se do të ndikojnë në rezultat. Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, ka përmendur mungesën e reformave thelbësore në sektorin e arsimit.

“Të gjitha vendet llogaritet se do të kenë rezultat rreth 10 pikë më të dobët, jo vetëm ne. Gjithsesi pritet një rezultat më i dobët. Besoj më i dobët se 353 pikët e testit të kaluar. Cilësia dhe faktorët e tjerë janë tashmë arsyeja që jemi në fund të listës së vendeve të botës”, është shprehur Rexhaj.

Mungesa e cilësisë në arsim ishte theksuar edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, të hartuar nga Komisioni Evropian. Sipas këtij raporti, gjithsej 9.070 nxënës në Kosovë ose 2.8 për qind e tyre nuk janë përfshirë në mësimin në distancë, të organizuar gjatë periudhës mars-qershor 2020.

Testi PISA, që zhvillohet çdo tre vjet, i ngërthen arritshmëritë në tri kategori të njohurive – atë të shkencës, matematikës dhe leximit. Pjesëmarrësit e tij përzgjidhen në mënyrë rastësore nga lista e nxënësve, të cilët i dërgohen PISA-s nga shkollat. Këtë vit, testimi i nxënësve do të bëhet me fokus të veçantë në lëndën e matematikës. / koha /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...