E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ekspertët e arsimit: Rreth 33 mijë aplikime për dy ditë për tekste shkollore është shifër e ulët

- Advertisement1-

Vetëm rreth 33 mijë aplikime kanë shkuar në adresë të Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e teksteve shkollore, në dy ditët e para të afatit. Kjo shifër po konsiderohet e ulët nga njohës të çështjeve të arsimit, duke pasur parasysh që kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri në nisjen e procesit mësimor. Sipas tyre, kjo shifër vjen edhe si shkak i mungesës së informacioneve nga prindërit për të aplikuar në platformën “E-Kosova”.

Më pak se 10% e prindërve që kanë fëmijët nxënës të shkollës fillore kanë aplikuar për subvencionim të teksteve shkollore, dy ditë pas hapjes së afatit.

- Advertisement -

Ndonëse kanë mbetur edhe 4 ditë, para se të nisë procesi mësimor, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, të publikuara mbrëmjen e së shtunës, janë rreth 33 mijë aplikime në platformën “E-Kosova”.

Kjo shifër po vlerësohet e ulët nga njohësit e arsimit, meqë sipas të dhënave, rreth 300 mijë familje do të duhet t’i pajisin fëmijët e tyre vet me libra.

Rinor Qahaja nga Instituti “Ed Guard” thotë se institucionet do të duhej të merreshin më shumë me vetëdijesimin e prindërve për të aplikuar në këtë platformë.

“Ajo çka të gjithë jemi të vetëdijshëm, për bindjen time dhe nga ana e qeverisë është që ky proces është i vonuar, pa dyshim që po, kush do të jetë efekti i tij kjo ngelet të shihet nga shtatori e tutje, mirëpo një përkrahje më e madhe në vetëdijesim më të rritur në përdorim të platformës, pa dyshim se do ishte e mirëseardhur për prindërit së pari, të rikujtojmë që jo të gjithë janë të përshtatshëm në platforma onnline”, ka thënë Rinor Qehaja.

Ndërsa ish-zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri thotë se ky do të jetë vetëm një nga problemet që do të shfaqen ditëve në vijim.

“Ajo që është më kryesore për tu theksuar e para nuk kanë vepruar siç i obligon ligji për shkollimin para universitar në Republikën e Kosovës, që do të thotë me ligj këto duhet të i ndjekin edhe procedurat e prokurimi, MASHTI është e obliguar që të bëjë pagesën e teksteve shkollore, jo në këtë formë siç kanë vepruar”, ka theksuar ish-zv. ministri i arsimit, Azem Guri.

- Advertisement -rrrrrrr

Të premten e ardhshme, të gjithë nxënësit do të nisin vitin e ri shkollor.

Pavarësisht kritikave të shumta, MAShTI, ka vendosur që këtë vit të subvencionojë prindërit, pasi siç ka thënë, nuk kanë arritur marrëveshje me shtëpitë botueses për furnizim me libra sikurse viteve të kaluara./RTV Dukagjini/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...

Vdes mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva

Ka vdekur mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva. Si mësimdhënës dhe drejtor shkolle, ai dha një...

Shtesat 100 euro për fëmijë – ministri i Financave tregon a do të dalin këtë javë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë dje se do të mundohen që gjatë...

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...