E premte, 15 Nëntor, 2024

“Inspektorët duhet t’i vizitojnë në orë mësimdhënësit”

- Advertisement1-

Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa i vitit paraprak, por nga njohësit e fushës së arsimit kjo rritje po konsiderohet e pamjaftueshme për ngritjen e nivelit të cilësisë në arsim.

Ata thonë se mësimdhënësit e Kosovës duhet t’i kenë inspektorët profesional të cilët do t’i vizitonin në orë dhe do të vlerësonin punën e tyre në mënyrë profesionale.

- Advertisement -

Për cilësinë e dobët sipas tyre ka ndikuar politizimi i skajshëm i sistemit të arsimit. Madje sipas tyre përveç rritjes së buxhetit duhet që edhe të inspektohen mësimdhënësit.

Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se që 21 vjet në arsim janë bërë eksperimente duke filluar me një projekt dhe duke e ndërprerë në gjysmë për të vazhduar me një tjetër.

“Defekti tek ne është në sistemin arsimor ngaqë qe 21 vite e në shumë janë bërë eksperimente, është filluar me diçka të re e është stopuar në mes, është filluar me diçka tjetër kështu që mësimdhënësit kanë mbetur në mëdyshje ngase janë përgatitur sa kanë mundur për një përvojë të re, është hedhur poshtë ajo, është filluar me diçka tjetër dhe nga paslufta e këndej mësimdhënësit janë stërlodhur me trajnime të cilat i kanë organizuar organizata të ndryshme më shumë për të marr buxhet nga BE-ja dhe të tjerët se sa që janë kujdesur që mësimdhënësit të pajisen me dije që ju duhet për procesin mësimor”.

Duke e cilësuar të domosdoshëm buxhetin për përmirësimin e arsimit në Kosovë Jasharaj tha se shumë shkolla kanë pasur sukses vetëm me donacione dhe pa ndihmesën e shtetit.

“Buxheti është ndikues, ne në takime me MAShT-in dhe në tryeza e kemi ngritur si çështje që shteti i Kosovës duhet të ndajë më shumë buxhet për t’i plotësuar dhe ndryshuar kushtet e punës në shkolla tona ngase ende vazhdojnë të kenë mjetet e njëjta të shekullit të kaluar”.

“Ka shkolla të cilat kanë ecur para me mjetet e punës jo nga shteti, por nga donacione të tjera, por pjesa më e madhe e zhvillojnë betejën për dije me shkumës dhe shpuzë dhe me tabela, me tekste shkollore të cilat ekspertët e kanë kritikuar, dhe me tekste karshi korikulës e cila ka kërkesa të shekullit XXI, prandaj shteti ynë duhet të ndajë më shumë buxhet që shkollat tona të furnizohen me mjete bashkëkohore të teknologjisë, së paku secila klasë ta ketë një laptopë dhe një projektorë, sepse me këtë metodë të punës edhe mësimet do bëheshin më interesante për nxënësit të cilët janë bërë ekspert në telefona të mençur, por edhe në kompjuter”.

- Advertisement -rrrrrrr

Tutje shtoi se SBAShK-u ka kërkuar që mësimdhënësit të inspektohen nga inspektorët profesional të cilët do t’i vizitonin në orë dhe do të vlerësonin punën e tyre në mënyrë profesionale.

“Kemi kërkuar që mësimdhënësit e Kosovës t’i kenë inspektorët profesional të cilët do t’i vizitonin në orë dhe do të vlerësonin punën e tyre në mënyrë profesionale. Kur inspektorët e vërejnë që një mësimdhënës e ka gabuar profesionin le t’jepet një hapësirë kohorë për t’u përmirësuar, nëse ai vazhdon dhe nuk është në nivel të detyrës ne nuk do t’a mbrojmë”.

“Mësimdhënësit e tillë që e kanë gabuar dhe nuk e duan profesionin e sistemit arsimor le t’a ndërrojnë. Për ta ditur situatën në arsim inspektorët duhet të shkojnë në klasë dhe të shohin se si po punon. Asnjëherë nuk jemi të kënaqur me cilësinë por me kushte të tilla mësimdhënësit bëjnë të jashtëzakonshmen”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Po degradohet familja”, 5 komuna ndalojnë përdorimin e doracakëve për edukim seksual në shkolla

Disa komuna kanë marrë vendim për ndalimin e përdorimit në shkolla të Doracakëve ‘Edukimi...

Rrahman Jasharaj: Doracakët që i bëri MASHT-i duhet të tërhiqen

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga...

Ismet Kryeziu: Nagavci duhet të japë dorëheqje pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci,...

Merret vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual” në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka njiftuar se ka marrë...