E hënë, 20 Janar, 2025

Eksperimenti i mësueses me patatet, ky është leksioni më i bukur për urrejtjen

- Advertisement1-

Një mësuese kishte vendosur t’u jepte një mësim nxënësve nëpërmjet një loje. Mësuesja i tha secilit në klasë që të sillte me vete një trastë me disa patate.


Çdo patateje do t’i jepej emri i një personi që ata urrenin. Pra, numri i patateve që një fëmijë do të vendosë në qesen e tij/saj do të varet nga numri i njerëzve që ai/ajo urrente.

- Advertisement -

Pra, kur erdhi dita, secili fëmijë solli disa patate me emrin e njerëzve që ai/ajo urrente. Disa kishin 2 patate, ca 3, ndërsa disa të tjerë deri në 5 patate.

Mësuesja pastaj u tha fëmijëve t’i mbanin trastat me patatet me vete kudo që të shkonin për 1 javë.

Ditët kaluan, dhe fëmijët filluan të ankoheshin për shkak të aromës së pakëndshme që mbanin patatet e kalbura.

Përveç kësaj, ata që kishin 5 patate duhej të mbanin peshë ekstra në çantat e tyre. Pas 1 jave, fëmijët u lehtësuan sepse loja më në fund kishte përfunduar.

Mësuesja pyeti: “Si u ndiet kur mbajtët patatet me vete për një javë?”

Fëmijët i lanë frustrimet e tyre dhe filluan të ankohen për telashe që duhej të kalonin duke mbajtur patatet e rënda dhe me erë të keqe kudo që të shkonin. Pastaj mësuesja u tregoi atyre kuptimin e fshehur prapa lojës.

- Advertisement -rrrrrrr

Mësuesja tha: “Kjo është pikërisht situata kur mbani urrejtjen ndaj dikujt brenda zemrës suaj. Urrejtja e mbajtur për një kohë të gjatë do ta “kalbë” zemrën tuaj dhe ju do ta mbani me vete kudo që të shkoni.

Nëse nuk mund ta tolerosh erën e patateve të kalbura për vetëm 1 javë, a mund të imagjinoni të mbani urrejtje në zemrën tuaj për gjithë jetën tuaj?”

Morali: Hidhni tutje çdo urrejtje për çdokënd nga zemra juaj, kështu që ju nuk do të mbani barrë të kotë për një jetë të tërë. Falja e të tjerëve është qëndrimi më i mirë për të marrë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...