Ekskursioni në Shqipëri, Komuna e Podujevës del me njoftim

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka shpallur ftesën për ofertë për organizimin e ekskursioneve për maturantët e shkollave të mesme të kësaj komune.

- paragrafi 1 -

Në njoftim thuhet se ekskursioni do të organizohet për një periudhë prej katër netësh dhe pesë ditësh kalendarike.

- Advertisement -

Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” – Podujevë

IAAP “Isa Boletini” – Podujevë

IAAP “Fan S. Noli” – Podujevë

- Advertisement -

Sipas ftesës, agjencitë turistike të interesuara duhet të plotësojnë disa kushte të parapara me ligj, përfshirë: posedimin e licencës, respektimin e kritereve teknike dhe sigurimin e kushteve të nevojshme për udhëtarë, akomodimin në kushte të përshtatshme, si dhe ofrimin e guidave turistike dhe shoqëruesve mjekësorë.

Përveç kësaj, kërkohet që operatori turistik të ketë përvojë të mëparshme në organizimin e ekskursioneve dhe të ofrojë kushte të sigurta transporti, duke respektuar standardet e përcaktuara nga Ministria e Arsimit.